Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Një vit nga pandemia, Italia në pritje ‘tmerri’ për valën e tretë. Shifrat në rritje, kryeministri dhe mijëra qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje

Italia shënon  sot 1 vit që nga fillimi i pandemisë, e teksa kujtojnë ata që humbën jetën nga Covid-19, numrat e të infektuarve vazhdojnë të rriten dhe vendi është në një situatë tepër të vështirë.

12 muaj pas rastit të parë me koronavirus në shtetin fqinj, pritet që një valë e tretë e virusit të godasë pasi Italia është një nga vendet evropiane që anuloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca.

Mijëra qytetarë së bashku me Kryeministrin Mario Draghi, mbajtën një minutë heshtje dhe homazhe në Bergamo në respekt të të gjithë atyre që e humbën betejën me Covid-19.

Kujtojmë që Bergamo ishte një ndër qytetet më të prekuara dhe në 18 mars të vitit të kaluar numri i vdekjeve ishte tepër i lartë, dhe të detyruar nga numri i papërballueshëm, autokolonat kaluan në rrugët e Bergamos të mbushura me viktimat  që po shoqëroheshin për në banesën e fundit.

“Respekti që u detyrohemi atyre që na kanë lënë duhet të na japë forcën për të rindërtuar botën që ata ëndërronin për fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre”, ka thënë Draghi.

Deri më 18 mars të vitit të kaluar në Itali ishin rregjistruar 2978 vdekje nga të cilat 2000 ishin në provincën e Lombardisë.

Italia ishte shteti i cili shënoi rritjen më të madhe të vdekshmërisë ne Evropë gjatë pandemisë COVID 19.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.