Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetShowBizTe Gjitha

Një vajzë dhe një nuse e mirë si Eneda Tarifa, sa e re i ka njohur prindërit e bashkëshortit

Këngëtarja Eneda Tarifa padyshim që është një nga këngëtaret më të dashura për publikun sidomos për zërin e saj të veçantë. Dhe padyshim që një pasion për muzikën e ka marrë edhe nga nëna e saj dhe nga gjyshërit.

Mamaja e Enedës Vera edhe pse në profesion mësuese ka rrëfyer në ‘’Pasditë në Top Channel’’ se kënga ka qenë edhe shoqëruesja e saj.

Ajo ka rrëfyer se profesioni i mësueses e ka ndihmuar që të mirërrisë fëmijët e saj duke i mësuar me rregulla dhe disiplinë dhe siodomos duke i mësuar se gjatë jetës nuk duhet të gënjejnë.

Më tej Eneda është ndalur edhe te familja e saj që ka krijuar, me bashkëshortin e saj Erion Zaloshnja me të cilin ka lindur edhe vajzën, Arian.

Eneda tregoi se prindërit e Erionit e kishin mbështetur shumë për rritjen e vajzës, tregoi që i njihte ata që kur ishte 15 vjeçe.

Erion Zaloshnja është një nga muzikantët më të talentuar shqiptar dhe një nga zërat më të spiktaur rrok.

Ata kanë një histori të gjatë së bashku dhe vazhdojnë të punojnë edhe sot, bashkë, në koncerte të ndryshme live. Një histori e gjatë dhe e fortë. Gati 20 vjet bashkë nuk janë pak! (E.K/SHUPLAKA)

 

 

 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *