Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë socialiste, Ditmir Bushati, feston në këtë 24 Mars ditëlindjen e tij të 44-të.
Bushati ka shpërndrë një foto të veçantë në rrjete sociale ku ajo që bie më shumë në sy është torta e ditëlindjes.
Torta është dizanjuar në formën e një treni ku Ditmir Bushati shihet të zbresë nga ky tren, një simbolikë që lidhet me aktualitetin politik dhe përjashtimin e Bushatit nga Partia Socialiste.
Por mbishkrimi i fotos fsheh një mesazh të deputetit socialist, teksa shprehet se një tren i ri u ndal në stacionin e tij, duke lënë të kuptohet se aktiviteti politik i tij do të vazhdojë.
“Për ditëlindje, si surprizë një tren u ndal në stacionin tim #bestteamever”, shkruan Ditmir Bushati në mbishkrimin e fotos.