Gjatë fjalës së mbajtur nga personalitete të ndryshme kombëtare dhe ndrkombëtare gjatë ceremonisë së mbajtur për nisjen e stërvitjes ‘Defender 21’, ka mbajtur fjalën e tij edhe presidenti Meta i cili ka theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik mes NATO-s dhe Shqipërisë.
Ai ka thënë se kjo stërvitje është një privilegj i madh që i bëhet Shqipërisë dhe i jep mundësinë forcave tona ushtarake të specializohen akoma më shumë.
Ndër të tjera ai është shprehur i sigurt se të gjithë gjeneralët apo forcat e armatosura do të mbeten të mbresëlënë nga mikrpitja shqiptare dhe do të duan të kthehn sërish pasi “shtëpia e shqiptarit është e mikut”- tha Meta.
“Kjo stërvitje ushtarake mbledh së bashku mijëra trupa ushtarake, do të jetë stërvitja e parë që NATO mban në rajonin tonë.
NATO është aleanca më e madhe e lirisë në botë, dhe mbështetja e kombit tonë shqiptar ka qenë gjithmonë e pakushtëzuar. Kjo është një stërvitja ushtarake shumëkombëshe, ku forcat tona jo vetëm do mbështesin forcat që do të mbërrijnë por do të jenë aktive me nurin e tyre prej një personeli 1000 vetash.
Kjo ju jep mundësinë focave tona ushtarake, të rrisin nivelin e tyre të ekspertizës. Cdo ushtrim është një test dhe rast i shkwlqyer për të njohur më mirë mjedisin rajonal dhe në këtë mënyrë është e rëndësishme shumë.
Si presideëntt i republikës jam i sigurt që duke respektuar të gjitha protokollet e shpallura për të ruajtur masat kundër covid-19. Jam i sigurt që të gjithë pjesëmarrësit, do të mbeten të mbresëlënë nga mikpritja që do t’u bëhet nga shqiptarët sepse shtëpia e shqiptarit është e mikut. Miqësia jonë është e hershme, daton para se poeti i SHBA t’i thurte një poezi mbrotjësit të Europës nga barbarët, heroi Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Jam i sigurt që përmes kësaj stërvitje të madhe do të tregojmë që jemi të gatshëm të mbrojmë vlerat e arsyes dhe të sigurisë jo vetëm në Europë por edhe më gjerë.”