Një tërmet i fortë ka tronditur pak minuta më parë Tiranën ndërsa lëkundjet janë ndjerë nga qytetarët duke shkaktuar panik.
Ky tërmet vjen në një kohë kur kushtet atmosferike janë të paqëndrueshme pasi reshjet e shiut kanë pushtuar një pjesë të mirë të territorit.
Sipas emsc-csem goditja ka qenë 3.7 ballë të shkallës Rihter 22 km nga Tiranë dhe vetëm 7 km nga qyteti i Vorës në orën 21:33 minuta.
Vlen të theksohet se ashtu sikurse janë shprehur sizmiologët, në disa raste lëkundjet tektonike të këtij lloij janë të natyrshme pas një tërmeti me magnitudë të lartë sikurse ishte ai i mëngjesit të datës 26 Nëntor, ndërsa nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë për qytetarët.
(F.GJ/FAXWEB.AL)