AktualitetFlashKulturëTe FunditTe Gjitha

Një talent i ri në ujërat e poezisë shqipe/ Sibora Huda, autorja 11-vjeçare e 3 librave dhe fituese e 9-të çmimeve

Ajo quhet Sibora Huda, dhe është vetëm 11 vjeçe, megjithatë pasioni për leximin dhe poezinë e ka kthyer vogëlushen në një personazh të njohur në rrethin e moshatarëve të saj, por jo vetëm.

Deri më tani, Sibora ka botuar plot tre libra ndërsa po përgatitet për botimin e librit të katërt. Fillimisht ajo rrëfen se si ka nisur të shkruajë tregime, por që më pas zbuloi edhe talentin e saj në poezi.

Me imagjinatën dhe fanstazinë e një fëmije të vogël, Sibora filloi që emocionet e fëmijërisë të mos i shkrinte vetëm në lexim, por t’i derdhte edhe në vargje. Kështu në vitin 2016, 11 vjecarja do të sillte veprën e saj të parë, “Ditari im”, për ta pasuar me dy botime të tjera ne vitin 2017, “Zëri i Ëmbël” me poezi shqip-italisht si dhe, “Ky shi” që përmban 123 poezi.

Padyshim që skepticizmi ndaj një fëmije të vogël që do arrinte të vuloste emrin e saj në rrjetin poetik, do të ishte kurdoherë i pranishëm dhe kritikë, megjithatë për Siborën, kjo gjë nuk do të ndikonte aspak në femijërinë e saj dhe në arritjet e tjera si ato shkollore, por dhe letrare .

Deri më sot, poezitë e Sibora Hudës janë vlerësuar me tre çmime ndërkombëtare (dy, në Itali dhe një, në Kosovë) si edhe me gjashtë çmime të shoqatave të shkrimtarëve apo konkurseve të fjalës artistike në trojet shqiptare.

SIbora ishte e ftuara e gazetares Edona Haklaj në emisionin “Oda” në Televizionin Fax News, ku me tepër kujdes dhe finesë nuk nguron të tregohet mirënjohëse ndaj familjes që e ka mbështetur, shoqërisë së saj, mësuesve por edhe lexuesve.

Ajo tregon me emocione edhe vlerësimin që ka marrë nga ministrja e Arsimit dhe ajo e Kulturës, ndërsa në fund, falenderon “Odën” për mundësinë që i jep të tregojë dhe rrëfejë nga vetja dhe krijimtaria e saj, ndërsa shton se, kjo e bën të ndjehet më e preokupuar në rrugën e krijimtarisë.

Intervista e plotë:

Emisioni 'ODA' ne Fax News nga Edona Haklaj

Publiée par Fax Web sur Vendredi 4 octobre 2019

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *