Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Një takim Rama-Basha? Kryeministri nxjerr jashtë loje ambasadorët, i “lutet” Bashës: Rregullat e lojës i vendosim ne!

Kryeministri Edi Rama teksa ka inaguruar ambientet e reja të siptalit anti Covid-19 në Tiranë u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve.

I pyetur për një takim Rama-Basha, kryeministri u shpreh se kjo do të ishte normale për vendin, ndërkohë që shtoi se nuk ka hije që ambasadorët të hyjnë dhe të dalin nga selitë e partive, pasi kjo është një Reformë që mund të zgjidhet nëpërmjet dialogut dhe konsensusit të partive politike.

“Ne e kemi mbaruar punën tonë dhe besojmë që produkti është aty dhe mos më bëni të komentoj, se nuk më ka ardhur radha të komentoj unë, pasi janë përfshirë të tjerë në këtë proces, e për ti respektuar ata deri në fund, do të ma falni një shtyrje me disa apo 24 orë të zotimit për të folur sot. Për sa i takon takimit, në Shqipërinë e vitit 2020 nuk është e hijshme për ne që për cështje të brendshme, ku palët janë dy apo më shumë skuadra që do zhvillojnë finale, ulen e bien dakord, ca quhet faull e ca penallti të bëhet me ambasadorë që hyjnë e dalin nëpër dyer, por është për të thënë faleminderit se ka palë që nuk e bëjnë dot vetë dhe duhet ndihmë. Unë kam qenë opozitë dhe e dini shumë mirë, disa herë i kam kërkuar kryeministrit të kohës që të uleshim për gjëra që duheshin diskutuar tani kanë ndërtuar pozicionet, unë kërkoja të uleshim, tani unë jam kryeministër kërkoj të ulemi por ju e dini historinë, gjynah se lodhim njerëzit, humbasim kohë e energji. Do të ishte normale të uleshim merremi vesh nuk merremi vesh është temë tejtër. Megjithatë nuk jemi ende aty.”- tha Rama.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

1 thought on “Një takim Rama-Basha? Kryeministri nxjerr jashtë loje ambasadorët, i “lutet” Bashës: Rregullat e lojës i vendosim ne!”

  1. Aman o Bash shko edhe pyete.
    1- edhe sa leke i duhen per te bere 1miljard dollar
    2-car e eksiton nga grumbullim i kaq shume lekeve kur nuk do kete mundesi ti harxhoje.
    3- pse nuk i jep satisfaksion puna e ndershme
    4- perse i ka lene shqipetaret ne mjerim
    5- thoji te heq dore nga substancat e ndaluara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *