Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Një serb për rolin e Adem Jasharit? Arsyeja është e çuditshme

Regjisori dhe skenaristi Luan Kryeizu, i cili është duke përgatitur filmin për Komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, thotë se është në përfundim të dorës së fundit të skenarit për filmin. Për rolin e Adem Jasharit kanë ardhur disa propozime, mes tyre edhe aktori serb Rade Serbedzija është shprehur i gatshëm që të luajë rolin e komandantit të UÇK’së, ka treguar regjisori Kryeziu. Serbedzija është lidhur me regjisorin Kryeziu nëpërmjet aktorit Enver Petrovci.

“Arsyeja ka qenë e çuditshme, duke thënë se ‘unë si serb e pranoj dhe e luaj rolin e Adem Jasharit, atëherë e gjithë bota do ta pranoj Adem Jasharin”, tregon Kryeziu, teksa tregon se e ka refuzuar këtë propozim. Për rolin e Adem Jasharit do të mbahet një audicion gjatë këtij viti.

Rade Serbedzija është aktor serb i lindur në Kroaci. Ai ka luajtur në disa filma të Hollivudit, përfshirë filmin “Eyes Ëide Shut” të regjisorit amerikan Stanley Kubrick./Express

 

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.