Pasditen e sotme një punëtor ka rënë nga skelat tek pallati i ri që po ndërtohet pranë rrugës Sali Nivica në Tiranë nga fira “Nova-Constuction”.
Ngjarjen e ka raportuar në Fax News një qytetar i zonës i cili u shpreh se një punëtor ra nga një lartësi shumë e madhe tek në pallat në ndërtim nga firma Nova-Constuction në rrugën Sali Nivica.
Sipas raportimeve në vendngjarje arriti ambulanca e cila e dërgoi menjëherë në spital të lënduarin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Ai po punonte në një lartësi të madhe kur ra, ishalla ka shpëtuar”, u shpreh qytetari për Fax Neës.
Ndërkohë nga informacioni paraprak i policisë bëhet se punonjës që u rrëzua nga skelat e pallatit pasditen e sotme është shtetasi me inicialet R.X., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë arritur forcat blu dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes pranë rrugës Sali Nivica
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 15.01.2021, rreth orës 16:40, në rrugën “Sali Nivica”, duke punuar në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia, punëtori shtetasi R.X., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Sherbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.