Një person është gjetur i mbytyr në rezervuar në zonën e Bilishtit. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se personi që ka ndërruar jetë është Artan Arapi, 53-vjeç, i cili ishte larguar nga banesa gjatë ditës së djeshme.
Sipas informacioneve të para, Arapi nuk ka pasur shenja dhune në trupin e tij, dhe mendohet se ngjarja ka qenë aksidentale. Po punohet për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes, ndërsa paraprakisht thuhet se Arapi ka qenë konsumues i rregullt i alkoolit.
Nuk dihet ende nëse kjo ka shkaktuar mbytjen e tij në rezervuar, dhe mbetet njoftimi zyrtar i autoriteteve.