Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Një parti e re në horizont, zyrtarizohet ‘Lëvizja për ndryshim’. A është forca të cilës do i bashkohet Jozefina Topalli?!

Një lëvizje e re politike duket se është në horizont, e që pritet të trazojë ujërat pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Nën moton “Lëvizja për Ndryshim”, iniciuar fillimisht nga disa të rinj, burime jozyrtare thonë për Faxweb.al se ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli pritet që ti bashkohet këtij organizimi të ri politik, që ende nuk dihet nëse do të zyrtarizohet më tej si parti, e nëse do të jetë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 25 Prillit.

E pyetur nga Faxweb.al, lidhur me këtë lëvizje, Topalli është shprehur se ajo do ti bashkohet çdo iniciative që është kundër klasës politike të korruptuar, por e ka mohuar që është organizatorja e gjithë kësaj. Topalli shprehet se ajo do ta shohë në vijim nëse do të jetë pjesë e kësaj lëvizje, apo ndonjë organizimi tjetër, që synon luftimin e korrupsionit në vend, ndërsa shton se ftesa për të marrë pjesë në takimin prezantues të kësaj nisme i ka shkuar edhe asaj.

“Vendi ka nevojë për shpresë, eja bashkohu me ne”, është edhe slogani i Lëvizjes për Ndryshim, e cila pritet të prezantohet në datën 28 Tetor, por ende nuk dihet se kush do të jenë drejtuesit e saj, dhe as platforma ku do të mbështeten.

Në rast se lëvizja e Topallit do të zyrtarizohej ajo do të ishte fraksioni i disatë brenda vetë PD-së, pas partisë së Murrizit, largimit të Rudina Hajdarit, apo më tej edhe ai i Bindjes Demokratike të Astrit Patozit, që të gjithë do të tentojnë të marrin vota nga të djathtët.

Vetë Topalli vazhdimisht është shprehur kundër lidershipit të Lulzim Bashës në PD, për të cilin në jo pak raste ka thënë se është palë me Ramën, dhe së bashku kanë bërë marrëveshje të fshehta në kurriz të shqiptarëve.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *