Paga e muajit marsit është dhuruar për projektet e Fondacionit Milan, që do ta përdorë për të rinjtë kuqezinj.
Kjo është zgjedhja e Mario Mandzukiç, i cili ka hequr dorë nga marrja e pagës muajin e kaluar, për shkak të shumë dëmtimeve që e kanë mbajtur atë gjithmonë në të padisponueshëm për Milanin.
“Eshtë një gjest i jashtëzakonshëm. Klubi do të ketë kështu mundësinë të mbështesë më tej Fondacionin e Milanit për projekte në favor të rinjve në kushte social-ekonomike dhe brishtësia arsimore, ku sporti është një instrument i përfshirjes sociale”. deklaroi Paolo Scaroni, presidenti i Milanit.
(E.H/Faxweb.al)