Paul Walker, protagonisti i “Fast and Furious”, humbi jetën në një aksident automobilistik vitin 2013-ën.
Me qindra fansa u dëshpëruan nga kjo humbje e parakohshme, por humbja më e madhe ishte për familjen e tij.
Në një dokumentar të përgatitur nga miqtë e tij, tregohet jeta e aktorit të ndjerë, ku flasin njerëzit më të afërt të tij.
Në këtë dokumentar ka folur edhe nëna e tij, se si ka qenë dita e tij e fundit para se të ndahej nga jeta.
Nëna e tij ka thënë se ka qenë një telefonat që e ka nxjerr Paul Walker nga shtëpia, për të mos u kthyer më kurrë.
“Qëndronim të qetë në shtëpi, ndërsa atij përnjëherë i erdhi një mesazh. E lexoi dhe tha: ‘O Zot, paskam harruar se sonte kam diçka tjetër’. Pastaj duke u ngutur shkoi në një eveniment humanitar. Nuk u kthye më”, ka rrëfyer Cheryl, e cila ka shtuar se si ua ka ndryshuar jetën edhe fansave të tij.
“Ka qenë një njeri fenomenal. Kam pranuar shumë letra ngushëllimi nga fansat e tij, të cilët tregonin se si ua ka ndryshuar jetën”.
(E.V/Faxweb.al)