AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Një i ardhur nga Kanadaja, mjekë dhe efektivë. Kush janë 5 kandidatët për kreun e BKH-së

Gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka nisur më datë 10 Janar të këtij viti ndërsa ajo është lajmëruar nga kreu i Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, Arben Kraja.

Ndërkohë deri ditën e sotme kanë aplikuar për këtë detyrë 5 persona meës tyre njëri që jeton në KAnada, një tjetër me profesion mjek në ekspertizën ligjore apo një tjetër ish-zv/drejtor I SHÇBA-së.

Këto janë kandidatët që kanë aplikuar

Ibrahim Disha, ish-oficer policie i cili aktualisht jeton në Kanada.

Artan Shkëmbi, një nga drejtuesit njësisë Forca e Ligjit

Gjovalin Ulndreaj, oficer policie deri në 2003 dhe prej atëherë ka punuar si avokat.

Adriatik Ago, Zv/ drejtori i SHÇBA-së, një nga zyrtarët e lartë të policisë që ka kaluar procesin e vettingut.

Sabri Hoxha, profesor mjekësie, ekspert mjeko-ligjor. Ai ka kryer disa fakultete si për inxhinieri, mjekësi dhe juridik

Ndërkohë lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasada e SHBA-ve në Tiranë e cila bën thirrje ndaj çdo personi që plotëson kriteret për të aplikuar.

“E dini se çfarë ju nevojitet për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Integritet, përvojë profesionale dhe aftësi udhëheqëse. Çdo person që plotëson kriteret minimale të përcaktuara nga ligji i SPAK, mund të aplikojë për këtë pozicion. Bëni përpara dhe aplikoni tani! Kjo është mundësia juaj për të shkruar historinë: https://bkh.al/aplikim/, shkruan ambasada.

Kryetari i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja ka njoftuar hapjen e garës për kreun e Bryosë Kombëtare të Hetimit. Në një njoftim për mediat, Kraja kërkon që drejtori të jetë një person me integritet të lartë, i aftë profesionalisht dhe i motivuar për të kryer detyrën.

“Kam kënaqësinë t’ju lajmëroj  për shpalljen e Njoftimit për Pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky njoftim shënon hapin e parë të projektit për krijimin e një skuadre të madhe hetuesish të policisë gjyqësore që do të punojnë ngushtësisht me Prokurorët e Posaçëm. 

Ne duam të zgjedhim një person që ka integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish si lider për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish. Unë do të doja që t’iu bëja thirrje të gjithë personave të interesuar, femra dhe meshkuj, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin për SPAK-un, që të aplikojnë për këtë pozicion pune. Në mënyrë që SPAK-u të jetë i suksesshëm, ne kemi nevojë për  Drejtorin më të aftë dhe më të motivuar në drejtimin e BKH-së”, thuhet në njoftimin e tij.

Sipas Krajës, i gjithë procesi do të monitorohet nga ndërkombëtarët, ndërsa kandidati fitues do të trajnohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të gjithë aplikantët do të ftohen të marrin pjesë në një proces rigoroz dhe sfidues përzgjedhjeje, që përfshin aplikimin elektronik, testimin e aftësive fizike, provimin me shkrim, intervistimin e strukturuar dhe verifikimin e thelluar të pasurisë dhe integritetit.

Procesi do të jetë tërësisht transparent dhe do të monitorohet nga Komisioni Ndërkombëtar. Kandidati fitues do t’i nënshtrohet  një programi të gjatë trajnimi që do të sigurohet nga Qeveria e Shteve të Bashkuara, me trajnerë të specializuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI)”, përfundon njoftimi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *