Një grua e moshuar është gjetur e vdèkur në një hotel në Sarandë. Sipas pòlicisë, gruaja rreth 69 vjeçe, me inicialet L.P është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm.
Bëhet fjalë për një turiste, e cila është gjetur e vdèkur brenda dhomës së një resorti turistik në aksin Turizëm-Kanali i Cukës në Sarandë. Víktima është gjetur nga vajza e saj.
Blutë e Sarandës dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohet për shkaqet që mund t’i kenë marrë jetën.