AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Një grua me COVID-19 mbërrin tek Spitali Infektiv (VIDEO)

Një person  i dyshuar me COVID-19  ka mbërritur tek Spitali Infektivnë Tiranë ndërsa ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Gazetarja e Fax Neës Ema Shazivari raporton nga Infektivise se bëhet fjalë për një grua për të cilën ende nuk ka të dhëna se nga ka ardhur.

Siç shihet edhe nga pamjet, ajo ka zbritur nga një autoambulancë dhe është shoqëruar për në ambjentet e brendshme të spitalit nga stafi mjekësorë i cili siç duket është i pajisur me masa të rrepta mbrojtëse.

Pasditen e sotme Faxweb.al ka raportuar se një helikopter i urgjencës ka mbërritur në pistën që ndodhet në oborrin e Spitalit Infektiv në Tiranë, ndërsa sapo është ulur ka mbërritur një autoambulancë që ka marrë një person duke e transportuar në ambjentet e urgjencës.

Ende nuk ka informacione se për çfarë rasti bëhet fjalë dhe nëse ka lidhje me ndonjë person të infektuar me koronavirus apo ndonjë rast tjetër urgjent.

Siç shihet nga pamjet, stafi mjekësor por edhe personat që shoqërojnë pacientin janë të pajisur me mjete mbrojtëse, ndërsa në vijim do të komunikojmë informacione të tjera në lidhje me rastin në fjalë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *