Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


Te Gjitha

Një e nga një deputetet socialiste vendosin nga një simbol në xhaketë (FOTOT)

Një e nga një deputetet socialiste të Kuvendit, janë parë gjatë seancës së djeshme të gjitha me një simbol identifikues.

Në xhaketat e tyre ishte vendosur nga një fjongo në ngjyrë rozë, shenjë kjo e ndërgjegjësimit të grave për kontrollin e gjirit. Po ashtu gjatë ditës së djeshme ishte ish-kryeministri Berisha i cili dha shembullin e parë të sensibilizimit me këtë kauzë. 

Muaji tetor është dhe muaji i sensibilizimit për këtë kauzë. Nga ministrja e arsimit Nikolla te ajo e Kulturës Mirela Kumbaro janë bashkuar kësaj kauze.

Kanceri i gjirit është një sëmundje ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Kanceri i gjirit mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të përhapet jashtë tij nëpërmjet enëve të gjakut dhe enëve limfatike, pra duke dhënë metastaza.

1 në tetë gra në botë preken nga kjo sëmundje, ndërsa në Shqipëri preken rreth 400 gra në vit.

(E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close