Ditën e nesërme është planifikuar të zhvillohet një tjetër protestë e opozitës e cila udhëhiqet nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.
Ka qenë Ambasada Amerikane nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e cila i ka bërë thirrje qytetarëve të protestojnë në mënyrë paqësore dhe pa dhunë pasi kështu kompromentohet qëllimi demokratik I protestës.
Postimi i Plotë i Ambasadës Amerikane:
E drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike. Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht. Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës kompromentohet. Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës. Iu bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në protestën e së shtunës që të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive.
(j.b/faxweb.al)