Një bibliotekë lagjeje, shume pranë zonës së Pazarit të Ri në kryeqytet tanimë do mbajë emrin e poliendrikut shqiptar Moikom Zqoës.
E përlotur dhe e emocionuar e shoqja, Lida Miraj i ka të pakta fjalët për ndjesitë që përjeton e teksa sheh të gdhendur emrin e baskëshortit në një institucion libri.
Puna për lartësimin e veprës dhe figurës së Moikom Zeqos nuk përfundon këtu. Familja së shpejti do të ketë gati dhe zyrtarizimin e fondacionit Moikom Zeqo.
Moikom Zeqo ishte sinonim i gjeniut që me mendimin e veprën që krijoji ndërtonte në tërësinë e tij një bibliotekë të cmuar shqiptare e që gjithë jetën pati si “jastëk” librat. Moikom Zeqo ndërroi jete në qershorin e vitit të kaluar pas nje lufte disa vjecare me leucemine.
(E.H/Faxweb.al)