Kryeministri Edi Rama ka folur nga Rinasi për iniciativën e Shqipërisë për të prodhuar vaksina anti-Covid në vendin tonë, duke e quajtur të rëndësishëm këtë hap për shkak se me shumë gjasa vaksina anti-Covid do të bëhet rregullisht njësoj si vaksina e gripit.
Gjatë konferencës për shtyp nga Rinasi ku kryeministri Rama mbërriti sot pas vizitës në Turqi, së bashku me dozat e para të vaksinave kineze, Rama u pyet edhe për nisjen e fushatës zgjedhore në një moment kur Komiteti i Ekspertëve la në fuqi ndalimin e grumbullimit të më shumë se 10 personave.
Rama shpjegoi sipas tij se takimi i sotëm elektoral i PS-së nuk përbën shkelje sepse do të jenë “10 persona këtu dhe 10 persona më në distancë”, në këtë mënyrë duke respektuar sipas atij rregullat e pandemisë.
Kategoritë që do vaksinohen?
Rama: Nuk kemi më çështje kategorish. Me kategoritë më të riskuara. Informacioni më i fundit, kemi arritur mbi 90 mijë të vaksinuarish. Tani nuk kemi më probleme kategorish, në sensing e dozave. Do shtrihemi dhe do vaksinojmë vazhdimisht.
Pse na duhet fabrika e prodhimit të vaksinave anti-Covid?
Rama: Së pari, fabrika në fjalë nuk është e ndertuar sot, por ka një traditë shumë shumë vjeçare. Kompani me traditë shumë vjeçare, krijuar që në vitin 1700. Flasim për një sërë produktesh ku futet vaksina e gripit, etj. Mos kujtoni se do mbyllet aq kollaj. Vaksina anti-Covid do të behet rregullisht, njësoj si ajo e gripit. Fabrikën nuk do e paguani ju, prodhimet e kësaj fabrike lehtësisht mund të eksportohen. Siguerisht që në të gjithë process fiton Shqipëria. Nga ana tjetër, ne kemi të siguruar mbi 2 milionë vaksina. Faktikisht ne na duhet të plotësojmë edhe me 1.8 milionë të tjera, per të realizuar 2 dozat për të gjithë ata që duhet të vaksinohen teorikisht. Pastaj ka një pjesë që nuk do ta bëjë vaksinën. Vaksina anti-Covid do të vijë një moment kur ajo do bëhet si vaksina e gripit.
Nisja e fushatës?
Rama: Grumbullimi sipas ligjit është i kufizuar, por nëse këtu jeni 10, dhe 20 metar më tutje janë të 10, kjo nuk përbën shkelje ligji.
(E.H/Faxweb.al)