Ditën e nesërme do të fillojë faza tjetër e punimeve në Lotin I të Unazës së re, të cilat do të zgjasin rreth 1 javë.
Ditën e sotme, Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi në Facebook udhëzimet për të gjithë pasagjerët që futen në Tiranë nga ish-Dogana dhe ata që lënë Tiranën.
Njoftimi:
NESËR, MË DATË 27.03.2021, MBAS ORËS 20:00 FILLON FAZA 4-2 E PUNIMEVE NË LOTIN 1 TË UNAZËS SË MADHE.
-Kjo fazë parashikohet të zgjasë rreth 1 javë.
-Hyrja në Tiranë nga Durrësi drejt rrugës “Teodor Keko” mbetet e pandryshuar. Rruga “Dritan Hoxha”mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës “Abedin Rexha” me një sens lëvizje.
-Kalimi nga rruga “Teodor Keko” drejt rrugës “Dritan Hoxha” do të jetë i mundur dhe i aksesueshem.
-Nëpërmjet një gjysmë rrethi mund të kalohet nga rruga “Teodor Keko” drejt qytetit të Durrësit.
-Kalimi nga rruga “Dritan Hoxha” drejt Durrësit mbetet e pandryshuar me mundësi kalimi edhe nëpërmjet Galerisë Nr. 4 edhe nëpërmjet rrugës paralele.
(E.H/Faxweb.al)