13:37 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nisin përplasjet e para te ‘Zgjedhorja’, Gjiknuri nuk pranon propozimin e PD: Mos sillni hallet e partive

12:39 | 20/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“A u diskutua për qeveri tranzitore?” Gjiknuri u përgjigjet gazetarëve: Ato që nuk janë arritur në rrugë me “luftë”, nuk mund ti marrësh në tavolinë

Ka përfunduar takimi mes përfaqësuesve politikë të Reformës Zgjedhore, në fundin e të cilës Damian Gjiknuri u shpreh se PS nuk është dakord për propozimin e opozitës, për të përjashtuar për 4 vite nga Vetingu, gjyqtarët që merren me ankimimet zgjedhore.

Gjiknuri tha që në tryezën e Reformës Zgjedhore nuk mund të sillen çështje të interesave politike.

Sipas Gjiknurit propozimi i PD-së për të shtyrë me katër vite Vetingun për gjyqtarët e çështjeve zgjedhore minon procesin e Reformës në Drejtësi, dhe vë në diskutim parimet e kushtetueshmërisë.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i PS-së në tryezë theksoi edhe njëherë tjetër qendrimin se Reforma nuk synon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pasi kjo nuk mund të jetë një fitore që merret në tavolinë.

“Sot patëm takimin e radhës, ku diskutuam mbi disa nga propozimet e PD, me keqardhje konstatuam disa propozime që kanë nevojë për rishikim, pasi vendosin në dyshim gjithë Reformën në Drejtësi dhe rendin kushtetues. 

Nuk mund të sjellim hallet politike që kemi, në tryezën e Reformës Zgjedhore, ne jemi të hapur gjithsesi për të diskutuar. Jemi duke negociuar për disa çështje, por rendi diskutues nuk mund të vihet në pikëpyetje, për shkak të disa interesave partiake. 

Unë besoj që PD është aty për të miratuar Kodin Zgjedhor me ne dhe me parlamentin, nëse kanë vendosur që ti rikthehen insitucioneve nuk ka se pse që të ndikohen nga qendrimet e presidentit. Nuk ka diskutim për qeveri tranzitore, ato që nuk u arritën me luftën në rrugë, nuk mund të merren në tavolinë.”, u shpreh Gjiknuri.

Gjiknuri tregoi edhe pikat që shumica ka pranuar nga propozimet e PD-së. “Propozimet në lidhje me sinjalizuesit dhe mbrojtjes që duhet të kenë, edhe këtë do ta gjejmë kompromisin, por gjërat principale për rendin kushtetueses nuk mund ti vendosim në pikëpyetje. Për psh, për sinjalizuesit po e gjejmë kompromisin, për rolin e policisë, po ashtu edhe disa propozime si ruajtja e rendit rreth qendrës edhe ato do i pranojmë. Ka disa propozime që janë garantues teknik dhe jemi gati ti pranojmë”.

Çfarë propozonte opozita: 

Ankimimet në zgjedhje, opozita propozon moratorium 4 vjeçar nga vetingu për gjyqtarët e zgjedhjeve: T’iu heqim presionin!

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Damian Gjiknurigjiknuri zgjedhorja
Pas

Klientët e hoteleve luksoze, publikohen të dhënat personale

Para

Nuk do ta lejojmë të ndodhë” Bylykbashi pas takimit për RZ: Propozuam 6 pika, të eliminohet kapja e gjyqësorit

Para
Dy të mandatuarit e opozitës flasin pas përfundimit të tryezës zgjedhore: Garanci se reforma zgjedhore do të bëhet me konsensus

Nuk do ta lejojmë të ndodhë" Bylykbashi pas takimit për RZ: Propozuam 6 pika, të eliminohet kapja e gjyqësorit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Oficerë të BKH-së në burgun e Durrësit! Erion Veliajt i komunikohen akuzat në qeli, kryebashkiaku firmos aktet në praninë e një prej avokatëve

”Digjen” Lapaj dhe daja i Shabanit/ Ja kush e merr mandatin e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Aleksandër Lahon! Ja për çfarë akuzohet “Rrumi i Shijakut”

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Benet Becin, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera

Ursula von der Leyen: BE dhe Japonia do të bashkëpunojnë kundër praktikave të padrejta tregtare

Denoncimi i Sali Berishës për votën e diasporës në Itali: Në 50 përqind të rasteve fletët nuk u dorëzuan tek votuesit! U ‘mbytën’ në Adriatik

Korçë/ Aksident në afërsi të fshatit Dvoran, plagoset një çift bashkëshortësh

Samiti BE-Kinë, tensione, përplasje dhe pritshmëri të ulëta nga takimi i nivelit të lartë

Sherr në Ksamil/ 36-vjeçari shqiptar goditet nga dy turistet austriake, të rejat pretendojnë se i ngacmoi

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Aleksandër Laho, 2 vite burg për korrupsion

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.