Ministri i Turizmit Blendi Klosi njfoti këtë të diel se kanë nisur fluturimet Emiratet e Bashkuara Arabe-Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale, Klosi shkruan se vendosja e kësaj linje pritet të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve dhe uljen e kostos së udhëtimit për këto vende.
“Linja Flydubai nis fluturimet Emiratet e Bashkuara Arabe -Shqipëri nga data 28 mars 2021. Vendosja e kēsaj linje pritet të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve dhe uljen e kostos së udhëtimit për këto vende”,- shkruan Klosi në Facebok.
Ndërkohë në fjalën e tij nga aeroporti i Rinasit, Klosi e quajti një ditë shumë e rëndësishme për një kapitull të ri për aeroportin shqiptar në përgjithësi dhe për fluturimet shqiptare nga Dubai dhe vendet e largëta.
Fjala e plotë:
Eshtë një ditë shumë e rëndësishme për një kapitull të ri për aeroportin shqiptar në përgjithësi dhe për fluturimet shqiptare nga Dubai dhe vendet e largëta. Po fillon fluturimet direkte. Eshtë një ngjarje shumë e rëndësishme për fluturimet shqiptare, pasi realisht kete vit me daljen nga pandemia do te kemi nevoj per tregje te reja. Dubai përfaqëson një pikë shumë të rëndësishme të marrdhënieve të rurizmit shqiptar me botën aziatike dhe arabe dhe po ashtu do të kemi të gjitha mundesitë që nëpërmjet dy fluturimeve në javë.
Le të kemi komunikim me turistët e një tregu shumë të rëndësishëm për ne. Por po ashtu duke parë edhe kërkesat e shumta që ka edhe nga komuniteti shqiptar për të lëvizur drejt Dubait pritet që të shtohet frekurnca e fluturimeve nga dy hërë në javë në katër herë në javë në muajt e verës dhe të vjeshtës, por gjithësesi ajo cfarë ne na intereson më.shumë të lidhemi drejt për së drejti me.gjithë rajonin nëpërmjet aeroportit të Rinasit për drejt Dubait pastaj nga Dubai ku kompania me lidhjet që ka.me operator shumë të rëndësishëm të atij kontinenti besoj do të shërbej për të rritur shumë frekuencat dhe lëcizjet drejt Shqipërisë.
Viti 2021 do të shënoj një vit shumë të rëndësishëm për turizmin shqiptar, rihapja e turizmit është një objektiv ynë madhor. Fushata e vaksinimit do të shërbejë që i gjithë sistemi i mikpritjes së turizmit shqiptar të jetë i vaksinuar dhe kjo është një nga kërkesat kryesore për operatorët, të cilët operojnë nga vëndet e long call, thirrjet e largëta, të cilët tashmë e kanë shqipërinë si destinacion. Ne na delë.si detyrë që shumë shpejt të fillojmë komunikimin me kompanitë e operatorëve turistik, të cilët tashmë shfrytëzojnë infrastrukturën e re të ndërtuar në Shqipëri.
Viti 2021 do të jetë një vit shprese për sektorin e e turizmit shqiptar dhe ne shpresojmë shumë.që tja dalim që të realizojmë objektivin tonë madhor 10 milionë turistë në vit në Shqipëri qëështë një objektiv krejtësisht i realizueshëm natyrisht duke shtuar shumë këtë infrastrukturë, duke ofruar investimet në marrdhëniet që kemi ne me.operatorët turistik me vendet fqinje edhe duke forcuar shumë.lidhjet me rajonin. Eshtë një ngjarje e jashtëzakonshme ky fluturimi i parë drejt Tiranës nga Dubai, pasi do të vazhdojmë gjatë gjithë sezonit turistik, që të mbajmë marrdhënie shumë të mira me kompanitë operatore dhe natyrisht me të gjithë ata që duan të zhcillojnë turizmin në Shqipëri.
(E.H/Faxweb.al)