Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashJetë dhe stilTe FunditTe Gjitha

Nishane në vende të ndryshme të trupit: Zbuloni ç’tregojnë për ju

Nishanet janë shenja unike që në lindje të njeriut. Në bazë të vendndodhjes së tyre në trup, mund të zbulohet diçka lidhur me karakterin, të ardhmen apo fatin e dikujt.

– Nishan në ballë; Nishani në ballë tregon se jeni një individ me vetëbesim dhe mund ta arrini suksesin pa përkrahjen e askujt.

– Nishan në vetullë; Gjasat janë që personat me nishan në vetullë ose pranë tyre të jenë me fat në pjesën më të madhe të jetës. Kanë aftësinë të veprojnë me zgjuarsi dhe ftohtësi në çdo situatë dhe me siguri do të bëhen të pasur.

– Nishan në vesh; Një nishan në zonën e veshëve është një shenjë mbarësie. Njerëzit me këtë shenjë janë me fat, inteligjentë dhe i marrin vendimet shpejt. Nëse keni nga një nishan në secilin vesh, me siguri keni fuqinë të influenconi dhe bëni një jetë të rehatshme. Një nishan në veshin e majtë, mund të jetë tregues i një martese të suksesshme.

– Nishan në sy; Një nishan në qepallat e syve do të thotë se personi është shumë me fat në lidhje me paratë dhe gjendjen financiare dhe se ka/do të ketë shumë miq.

– Nishan në hundë; Një nishan i tillë do të thotë se jeni të guximshem dhe nuk do mbeteni pa para në asnjë fazë të jetës suaj.

– Nishan në mollëza/faqe; Njerëzit me nishan në faqe mund të bëjnë thashetheme më shumë seç duhet, por në fund mbeten pozitivë dhe të mirë, mjafton mos të përhapin lajme të rreme.

– Nishan në buzë; Nishani në pjesën e sipërme të buzës tregon se jeni tërheqës dhe keni marrëdhënie të mira flirtuese. Nishani në buzën e poshtme tregon se ju pëlqen të punoni dhe prandaj arrini të jeni të suksesshëm.

– Nishan në qafë; Nëse keni një nishan në qafë, me siguri jeni të duruar dhe punoni fort për të arritur synimet tuaja. Jeni të zgjuar dhe ju duhet të zgjidhni një partner më të “fortë” në dukje e më të sjellshëm se ju.

– Nishani në shpatulla; Nishani në shpatulla tregon për një jetë “mbretërore” përpara jush. Ju duhet një partner me prezencë dhe pak më diktator se ju. Jeni te sjellshëm dhe të gatshëm të ndihmoni çdo person që ju kërkon ndihmë./Anabel

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *