Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

Rusi/ Nis shpërndarja e vaksinës kundër Covid tek njerëzit, ja kur do të fillojë fushata masive për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë në Rusi tha se grupi i parë i vaksinës ruse Sputnik V COVID-19 është lëshuar për shpërndarje civile. Ministria tha se grupi i parë i vaksinës, i zhvilluar nga Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji Gamaleya, me seli në Moskë, i ka kaluar të gjitha testet e nevojshme të cilësisë dhe se dërgesat në rajonet ruse do të fillojnë në të ardhmen e afërt.

Ministria po ashtu tha se një fushatë masive për vaksinim kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi i ri, do të nisë muajin tjetër. Pavarësisht nga mungesa e të dhënave publike, Rusia e miratoi vaksinën për përdorim të brendshëm më 11 gusht.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha atëbotë se vaksina siguron “imunitet të qëndrueshëm” dhe se një nga vajzat e tij është vaksinuar. Kjo ka ngritur shqetësime në mesin e disa shkencëtarëve, të cilët kanë thënë se Rusia po nxiton të nxjerrë vaksinën pa i kaluar testet rigoroze shkencore që kërkohen për ilaçe të tilla.

Qendra Gamaleya dhe kompania farmaceutike Binnopharm kanë filluar prodhimin e vaksinës më 15 gusht. Autoritetet ruse kanë thënë se presin që brenda një viti të prodhohet numri i nevojshëm i vaksinave për të mbuluar gjithë popullsinë e Rusisë.

Rusia ka regjistruar mbi 1 milion raste me koronavirus dhe afro 18,000 viktima./REL

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close