Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Nis seanca për votimin e qeverisë Hoti në Kosovë, Vjosa Osmani bën lëvizjen që pritej

Ka nisur seanca ku pritet që të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Seanca është duke u udhëhequr nga Kujtim Shala, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e LDK’së.

Qeveria në krye me Albin Kurtin është rrëzuar pas mocionit të mosbesimit që erdhi si rrjedhojë e shkarkimit të Agim Veliut nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme.

Pas mocionit, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar disa herë nga Vetëvendosje të propozojnë një emër për mandatar. Pasi që LVV’ja nuk e dorëzoi një emër te i pari i shtetit, presidenti këtë të drejtë ia kaloi partisë së dytë të dalë nga zgjedhjet.

LDK’ja ka propozuar për kryeministër, Avdullah Hotin, derisa ka lidhur marrëveshje koalicioni me AAK’në, Nismën, minoritetet e Listën Serbe.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *