Në nisjen e samitit të liderve të Ballkanit Perëndimor, është mbajtur takimi mes Kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit europian Oliver Varhelyi.
Komisioneri ka postuar në rrjetin e tij social ‘twitter’ ku tha se ishte takuar me Ramën në hapje të samitit dhe tha se qëllimi i këtij organizimi ishte të diskutohej për planin ekonomik dhe investimet që BE ka planifikuar të zbatojë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Përpara Samitit të Tiranës me drejtuesit e # Ballkanit Perëndimor u takova me Kryeministrin.
@ediramaal sot. Ne do të diskutojmë zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve, të paraqitur për rajonin nga @EU_Commission, si dhe do të shohim përpara në Samitin e Procesit #Berlin me udhëheqësit e rajonit në 5 korrik”- ka shkruar komisioneri Varhelyi.
Komisioneri u prit nga kryeministri Edi Rama i cili në fjalën e mbajtur në hapje të Samitit, falenderoi të gjithë kryeministrat e vendeve të rajoni dhe më pas kërkoi që takimet dhe diskutimet të zhvilloheshin pa praninë e mediave.
Në këtë samit që po organizohet ditën e sotme në Tiranë do të marrin pjesë kryeministrat e të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të jetë i pranishëm edhe komisionerit europiane Oliver Varhelyi.
Tema kryesore e këtij samiti, do të jetë orientimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, marrëveshjet ekonomike që do të firmosen mes tyre për të pasur një plan si kundërpërgjigjie ndaj problemeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia globale e Covid-19.
Në këtë samit, Kosova përfaqësohet me Kryeministrin Albin Kurti, Serbia me Kryeministren Ana Brnabiç, Maqedonia e Veriut me Kryeministrin Zoran Zaev, Mali i Zi me Presidentin Milo Gjukanoviç dhe Bosnje-Hercegovina me kryetarin e Këshillit të Ministrave, Zoran Tegeltija.
Në orën 12:30 është parashikuar të mbahet dhe një konferencë e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit Varhelyi.