Gazetarja e Fax News, Mirilda Tili ka raportuar nga sheshi Skënderbej, ku sot ka nisur vaksinimi masiv i personave +70.
Gazetarja ka dhënë detaje për “qendrën e vaksinimit” që është ngritur në sheshin kryesor të kryeqytetit, duke treguar se aty janë vendosur gjithsej 30 çadra: 10 për regjistrim, 10 për vaksinimi dhe 10 për kontrolle pas vaksinimit.
Në këtë mënyrë, qytetarët duhet të kalojnë gjithsej në 3 faza. E para është ajo e regjistrimit, pastaj ajo e vaksinimit dhe në fund do të kenë mundësi të pushojnë.
“Siç mund ta shohim, është kjo hapësira që do të përdoret si pikë intensive vaksinimi. Do të jenë 10 vende ku do bëhet regjistrimi. Vaksinimi do të fillojë në orën 10:00. Pasi të bëjnë vaksinën, qytetarët do të vendosën në vend pas-vaksinim për të pushuar. Qytetarët që do të vijnë janë kontaktuar më parë nga mjekët e lagjës, të cilët hartojnë listat. Ata që janë mbi 85 vjeç të pamundur për të ardhur në qendër të qytetit, vaksinimi do të behet në lagje. Pavarësisht përpjekjeve të uniformave blu për të ruajtuar distancën, nuk është ruajtur dot. Pritet të vijë dhe Kryeministri Rama i shoqeruar nga Ministrja e Shëndetësisë. Janë 10 çadra: 10 pika regjistrimi, 10 pika vaksinimi dhe 10 pika kontrolli pas vaksinimit,” u shpreh gazetarja Mirilda Tili.
Gazetarja ka pyetur dhe disa qytetarë mbi këtë proces.
Gazetarja: A ju ka marrë mjekja e lagjes për vaksinë?
Qytetari: Jo. Erdha me pyet.
Gazetarja: Ju ka njoftuar që do bëni vaksinën sot?\
Qytetari: Po. E kam orarin në 10:00.
Gazetarja: Me kë vaksinë do të vaksinoheni?
Qytetari: Kinezen.
Gazetarja: Çfarë mendimi keni për këtë vaksinë?
Qytetari: Është e arsyeshme.
(E.H/Faxweb.al)