Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Nis hetimi për kompaninë private, çfarë u zbulua në zbatimin e projektit

Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Gjirokastrës ka nisur hetimet për një kompani private, e cila po punon prej disa ditësh për shtrirjen e fibrave optike përgjatë rrugës Gjirokastër-Kakavijë.

Bëhet fjalë për kompaninë “Sintel”, e cila është pajisur me leje për këto punime nga Njësia e Menaxhimit të Bankës Botërore në Autoritetin Rrugor Shqiptar, duke qenë se ky aks është pjesë e programit mirëmbajtës të BB.

Por kompania në një pjesë të punimeve ka devijuar nga leja që i është dhënë. “Sintel” ka pasur leje për të hapur kanal për vendosjen e fibrave optike 10 cm larg shtresës asfaltike të rrugës.

Në disa pjesë të rrugës ka dëmtime të shtresës asfaltike dhe devijim nga leja. Nuk dihet ende nëse punimet janë pezulluar apo njësia e BB në ARRSH ka nisur një inspektim në terren për të vlerësuar dëmin e shkaktuar në rrugë.

(M.Q/ FAXWEB.AL)

Pas rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID 19 a mendoni se qeveria dhe Komiteti Teknik duhet të ashpërsojnë masat antiCovid?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *