Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


KryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Nikolla ministrja më e sukseshme në sondazh, mësuesja demaskon mesazhin e Drejtorisë Arsimore për ta votuar

Në një sondazh të organizuar nga ‘’Opinion.al’’ për ministrat më të suksesshëm të qeverisë ministrja Lindita Nikolla rezultoi edhe më e votuara. Fakt ky disi i çuditshëm, pasi puna e Nikollës në krye të kësaj ministrie është shoqëruar me debate të shumta.

Reforma në Arsim pavarësisht se është trumbetuar nga qeveria si shumë e suksesshme, vetë studentët dhe njerëzit që preken direkt nga ajo nuk janë pro kësaj reforme. Nikolla jo rrallëherë është sulmuar hapur nga studentët, duke e cilësuar atë si një kukull të sistemit, e cila favorizon klientelizmin. 

Po ajo që është denoncuar nga një nga mësueset e sistemit arsimor në Tiranë është fakti se atyre ju është dërguar një mesazh nga drejtoria Arsimore në mënyrë që të votojnë për Ministren Nikolla. Ajo e ka bërë publike këtë fakt duke e cilësuar dhe një akt të neveritshëm mesazhin.

 

e-duhura-copy

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *