Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

”Ka shumë italianë që janë fshehur në Shqipëri”, prokurori italian e thotë hapur: Máfiozët shqiptarë i gjen në të gjithë botën, çereku i vendit tuaj…

Prokurori antimáfias në Itali, Nicola Gratteri shprehet në një intervistë për emisionin Tempora se máfia shqiptare është e shpërndarë në të gjithë botën. Gratteri shprehet se máfia shqiptare është në ngjitje, madje në ngjitje të shpejtë, dhe është e pranishme në Itali, në Amerikën Jugore, në Holandë, është máfie gjithnjë e në rritje.

“Shpesh e ndeshim në bashkëpunim me Ndranghetan në Itali dhe në Amerikën e Jugut. Pra nuk mund të flasim më për shqiptarë që grabisin apo shqiptarë që vjedhin vila, por për shqiptarë trafikantë të mëdhenj kokaine, si dhe të marijuanës. Duhet ta dini se çereku i Shqipërisë është i mbjellur me marijuanë e që shumica e saj transportohet përmes kanalit të Otrantos. Në vitin që shkoi vetëm në një operacion kemi sekuestruar 6 tonë marijuanë e kjo drogë përmes kanalit të Otrantos mbërrin në Itali”, shprehet mes të tjerave prokurori.

Intervista e plotë:

Alba Kepi: Prokuror ju jeni i pari që në nivel institucional lëshuat alarmin për rrezikun e máfies në këtë kohë pandemie. Çdo të thotë ky rrezik?

Prokurori Nicola Gratteri: Rreth 2 muaj më parë unë evidentova dy probleme. Problemi i parë është e përditshmja, e menjëhershmja. Sidomos në jug të vendit ka mjaft punë në të zezë, në bujqësi, në restorante. Tashmë ka familje të tëra e breza familjarë që jetojnë veç me punë të zezë duke u paguar 30 euro në ditë. E sot këto 30 euro nuk janë më, pasi aktiviteti bujqësor është pezulluar, hotelet, lokalet, piceritë janë të mbyllura. Prandaj kërkova që shteti të ndërhyjë menjëherë, përndryshe kapo máfiat do të zëvendësojnë shtetin. Po si do e bëjnë? Kapomáfiat dhurojnë trasta me ushqime me vlerë 100-200 euro që për ta nuk kushton asgjë e në këtë mënyrë fitojnë konsesusin, fitojnë fuqi e sidomos kur të vijë momenti i zgjedhjeve, nevojtari që kanë ndihmuar do të votojë kandidatin e parazgjedhur nga kapomáfia, pasi sheh tek ai përgjigjen e halleve të tij e të kolektivitetit.

E problemi i dytë do të shfaqet së shpejti. Si për shembull në sektorin e lokaleve e restoranteve ku nëse do të hapen nuk do të fitojnë dot si më parë por deri në 50% të fitimit pasi tavolinat, karriget do të reduktohen për shkak të rregullave të distancimit. Sipërmarrësit do kenë nevojë për likuiditet financiar e nëse shteti nuk ndërhyn shpejt do mbërrijnë para tij fajdexhinjtë.

E ka fajdexhinj qe kërkojnë garanci e kërcënojnë marrjen e një banese o toke private. Ndërsa fajdexhiu máfioz nuk ka nevojë për këto garanci, ai e di se garancia e vetme për të marrë borxhin e dhënë është jeta e sipërmarrësit. E fajdexhiu máfioz jep para borxh me interesa shumë më të ulëta se fajdexhiu i thjeshtë e sipërmarrësi joshet nga kjo. Objektivi i fajdexhiut máfiozë është se si ta fusë atë në grep. E sapo futet në këtë rreth, sipërmarrësi pas një periudhe agonie është i detyruar të dorëzoje aktivitetin e tij tregtar o fajdexhiut máfioz o një “personi” të imponuar nga ky.

E pikërisht në këtë moment pasi aktiviteti tregtar bie në duart e máfiozit, në këtë lokal nis procesi i ricklimit të parave të pista e procesi i lavatriçes. Prandaj duhet reaguar shpejt. Gjithashtu kam folur me institucionet për një problem tjetër serioz që shfaqet në këtë moment. E për këtë jam takuar me kryetarin e komunave italiane të rajonit, ku i kam kërkuar që listat e personave që kanë nevojë për likuiditet nga shteti, të vihen në dispozicion të Prefekturave që me anë të forcave të policisë e financës të kontrollojnë emrat e tyre.

Kjo duhet sepse nëse kryetari i komunës apo i provincës është i lidhur o paguhet nga krími i organizuar ai do të tentojë të vërë në këtë listë emrat e miqve, miqtë e miqve e fondet e shtetit nuk do mbërrijnë në duart e atyre që kanë vërtetë nevojë. E ka dhe një tjetër problem për të cilin kam diskutuar me Presidentin e Bankave Italiane Antonio Patuelli. Bankat nuk duhet të arsyetojnë në këtë moment siç kanë bërë më parë. Pra nuk është se duhet t’u japin para atyre që kanë para.

Thënë thjeshtë, nuk duhet t’i japin 10 atij që ka 100. Por në këtë moment duhet të rrezikojnë dhe ata më shumë, duhet të rishikojnë rregullat e tyre. Pra nëse nuk përshtaten duke rrezikuar me nevojat e tregtare, nëse rrëzohet sistemi ekonomik sipërmarrës, rrëzohen dhe bankat. Nëse shembet sistemi ekonomik, bankat si do jetojnë, kujt do t’u japin kredi, pasi puna e tyre kjo është dhënia e parave me kredi. Presidenti i bankierëve italianë ishte dakord me mua se situata është dramatike dhe e rëndë në të gjithë botën, por goditi në mënyrë të veçantë Italinë, Francën, Spanjën. Sipas meje do na duhen disa vite për të arritur të paktën në nivelin 0, nga pika negative ku ndodhemi sot.

Alba Kepi: A keni sinjale se máfia është aktivizuar në këtë drejtim?

Prokurori Nicola Gratteri: Po kemi sinjale. Máfiet janë të pranishme aty ku është për t’u menaxhuar paraja e fuqia. E kjo është një formë e shprehjes së fuqisë së máfies.

Alba Kepi: Si njohës i mirë i aktivitetit të máfies e kríminialitetit të huaj e me fokus në kríminalitetin shqiptar, si paraqitet situata aktualisht?

Prokurori Nicola Gratteri: Máfia shqiptare është në ngjitje, madje në ngjitje të shpejtë. Është një máfia gjithnjë e më e fortë. E pranishme në Itali, në Amerikën Jugore, në Holandë, është máfie gjithnjë e në rritje. Shpesh e ndeshim në bashkëpunim me Ndranghetan në Itali dhe në Amerikën e Jugut. Pra nuk mund të flasim më për shqiptarë që grabisin apo shqiptarë që vjedhin vila, por për shqiptarë trafikantë të mëdhenj kokaine, si dhe të marijuanës. Duhet ta dini se çereku i Shqipërisë është i mbjellur me marijuanë e që shumica e saj transportohet përmes kanalit të Otrantos. Në vitin që shkoi vetëm në një operacion kemi sekuestruar 6 tonë marijuanë e kjo drogë përmes kanalit të Otrantos mbërrin në Itali.

Alba Kepi: Edhe në këtë situatë emergjence vazhdon aktiviteti i tyre?

Prokurori Nicola Gratteri: Natyrisht ky bllokim, kjo pamundësi për të lëvizur ndikon dhe tek aksionet kríminale. Siç kemi ne vështirësi për të lëvizur kanë dhe ata. Në këtë moment máfiet po shikojnë përreth, po nuhasin mundësitë për të shtuar aferat e tyre e për të kuptuar se ku mund të investojnë me paratë, që kanë fituar nga trafiku i kokainës.

Alba Kepi: Në këtë moment emergjence globale në ç’rrugë qarkullojnë paratë e pista? E cila është vëmendja madhore që qeveria në vende si Shqipëria duhet të ketë?

Prokurori Nicola Gratteri: Kur flas për máfie flas për ato elitare italiane e shqiptare e jo për rrugaçët që grabisin vilat. Máfioz është ai që ka në kontroll një copë territori, máfioz është ai që arrin të menaxhojë një sasi të madhe kokaine, që arrin të ngjallë frikë tek banorët e një territori, pra që ushtron fuqi. E pra kjo elitë në këtë moment po nuhat ku është e mundur të bëhet një biznes, ku mund të blihet në tregun e ligjshëm me çmime të lira, të blejnë lokale, hotele, piceri. E ky rrezik është kudo jo vetëm në Itali por dhe në vendet e tjera.

Alba Kepi: E Ndrangheta është e pranishme në Shqipëri?

Prokoruri Nicola Gratteri: Në Shqipëri jo por ka një marrëveshje të mirë mes máfias italiane dhe asaj shqiptare, ka një raport të mirë mes tyre. Më vjen keq ta them por ka një raport të mirë mes dy vendeve dhe nga këndvështrimi kríminal. Máfia puglize, Ndrangheta kalabreze blejnë marijuanë nga Shqipëria.

Alba Kepi: Shqipëria është një shtet i brishtë që po mundohet të ndërtojë sistemin e drejtësië, sistemin gjyqësor. Cila është veçantia e vëmendjes që duhet të krijoj shteti për të ngritur një strukturë të shëndetshme?

Prokurori Nicola Gratteri: Problemi që ka Shqipëria është korrupsioni, problemi që ka Shqipëria është depërtueshmëria e tij në administratën publike. Di se po punohet në Shqipëri për të modifikuar gjërat, po punon në Shqipëri dhe një koleg italian mjaft i zoti e që e vlerësoj shumë. Unë mendoj se në Shqipëri po pati vullnet mund t’ia dali. Unë kam qenë disa herë në Shqipëri për motive pune. Shqipëria është një vend i bukur e është mëkat që për faj të krímit të organizuar, të mbetet i mënjanuar e të ketë vështirësi të ndryshme për t’u pranuar në Bashkimin Evropian. Mendoj se fuqia politike në Shqipëri duhet të përshpejtojë reformat në planin e sistemit gjyqësor, në planin e arkitekturës së administratës publike.

Duhet të informatizojë (kompjuterizojë) gjithçka, Pasi informatizimi lufton abuzimin. Pra nëse gjithçka është e gjurmuar në rrugë informatike nuk ka vend për abuzim. Këshilla që unë jap është të informatizohet në maksimum gjithçka. Gjithçka duhet të jetë online, e transparente. E kjo mund të jetë forca për të ecur përpara e për të bërë atë ngritje në cilësi që shërben për të hequr nga trupi mendimin e zakonshëm se Shqipëria është e dhunshme, Shqipëria ka mbetur pas, se në Shqipëri nuk ka demokraci. Unë mendoj se pikënisja është informatizimi. E mendoj gjithashtu se Shqipëria duhet të punojë shumë në ndërtimin e identitetit e të krenarisë së përkatësisë për të bindur apo drejtuar qytetarët e nëpunësit e administratës publike që të mos shiten, pra të mos korruptohen.

Alba Kepi: E po në këtë fokus në sektorin e ekonomisë çfarë duhet bërë më shumë në Shqipëri?

Prokurori Nicola Gratteri: Ekonomia mund të ketë zhvillim nëse ka një strukturë, një organizim serioz e të fortë të shtetit, përndryshe investitorët e huaj nuk vijnë të investojnë. Në shtetet e brishta, të dobëta e pa transparencë investitorët e huaj seriozë nuk vijnë të investojnë. Në këto vende investojnë mashtruesit e grabitqarët.

Alba Kepi: E në fakt në intervistën e fundit që zhvilluam muaj më parë më thatë se ka sinjale për máfiozë italianë që po investojnë në Shqipëri. Eksitojnë akoma këto sinjale?

Prokurori Nicola Gratteri: Ka shumë máfiozë italianë që në Shqipëri janë fshehur e kanë kaluar kohën e arratisjen e tyre për t’i shpëtuar kapjes nga sistemi i drejtësisë.

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *