AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Ngritja e Komisionit Hetimor, cili do të jetë objekti i punës për shkarkimin e Metës

Me 102 pro, 7 kunder 2 abstenim nga 111 deputetë të pranishëm në seancën e sotme plenare, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raëportin për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta.

Ndërkohë 101 deputetë votuan pro, 6 kundër, 3 abstenim, 1 nuk mori pjesë në votim nga 111 të pranishëm për propozimin e Komisionit të ligjeve për ngritjen e komisionit hetimor.

Faxweb.al ka siguruar vendimin mbi të cilin do të bazohet puna e 9 anëtarëve të këtij Komisioni si dhe 4 anëtarëve zëvendësues.

Kështu, në vendimin e mëposhtëm theksohet se Komisioni Hetimor, ngrihet për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e presidentit në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes ve4ndore.

Kuvendi ka vendosur përmes votimit të sotëm:

  1. Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh, për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
  2. Ky hetim ka për qëllim njohjen si dhe verifikimin e mënyrës së ushtrimit të kompetencave nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në përputhje me parimet kushtetuese si parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve, shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale, si dhe nxjerrjen e përgjegjësisë konkrete institucionale.
  3. Objekt i punës së komisionit hetimor është:
  4. a) Verifikimi i procedurave të ndjekura nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë gjatë ushtrimit të kompetencave të lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore;
  5. b) Hartimi i akteve si dhe efektet e tyre juridike në raport me kompetencat e Presidentit të Republikës së Shqipërisë;
  6. c) Pasojat e këtyre akteve në raport me institucionet e tjera të Republikës së Shqipërisë si, Kuvendi, Këshilli i Ministrave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, apo Gjykatat.

ç) Sjellja dhe qëndrime të caktuara të Presidentit të Republikës në raport me rolin dhe pozitën e tij kushtetuese.

  1. Komisioni hetimor, i ngritur sipas këtij vendimi, bashkë me raportin përfundimtar i paraqet Kuvendit në mënyrë të arsyetuar nëse ekzistojnë shkaqet për shkarkimin e Presidentit të Republikës.
  2. Komisioni e ushtron veprimtarinë e tij për një afat 3-mujor nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. 7.Ngarkohen Kryetari i Kuvendit që menjëherë të caktojë mjediset dhe mjetet e punës së komisionit, si dhe personelin e nevojshëm, duke vënë në dispozicion edhe ekspertë juriste.

8.Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit që të marrë masa për zbatimin e vendimit të Kuvendit dhe të urdhrave të Kryetarit të Kuvendit, për mbarëvajtjen e punës së komisionit, si dhe krijimin e kushteve të nevojshme logjistike për veprimtarinë normale te tij.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *