Prej dy ditësh janë zhvilluar zgjedhjet për aëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku edhe janë mësuar emrat fitues.
Pas krijimit të KLP-së dhe KLGJ-së, ka reaguar edhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se e mirëpret ngritjen e tyre, por do e quajë të mbaruar vetëm atëherë kur të ndihet nga qytetarët shqiptarë, në jetën e tyre të përditshme, në mbarë vendin.
“Mirëpresim ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor – dy institucione themelore për një sistem drejtësie plotësisht funksional, të pavarur, profesional dhe të besueshëm. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi, e cila do të mund të quhet e përfunduar vetëm atëherë kur të ndihet nga qytetarët shqiptarë, në jetën e tyre të përditshme, në mbarë vendin”, – shkruhet në reagimin e OSBE.
(B.B/ Faxweb.al)