00:00 | 22/03/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ngjela: Reforma për pronën duhet të vij paralel me Reformën në Drejtësi

15:07 | 05/08/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0

“Reforma për pronën duhet të vijë menjëherë në Shqipëri: paralel me reformën në drejtësi”, kështu shkruan sot avokati i njohur Spartak Ngjela. 

Ai vijon më tej duke thënë se masakra e gjatë kundër pronës, është shkaku thelbësor i pazhvillimit shqiptar.

REAGIMI: 

I gjithë korrupsioni shqiptar, krimi i organizuar, me rrënjë në qeveritë e korruptuara shqiptare që kaluan me stafetë njëra pas tjetrës në mbi 20 vjetët e fundit, ka reflektuar konkretisht në grabitjen e pronës.
Kjo sot është një e vërtetë apodiktike…

  1. Trishtimi shqiptar është i lidhur me krimin universal kundër pronave të shqiptarëve kudo ku ata banojnë: genocid jashtë Shqipërisë, në Serbi dhe Greqi, për të shpronësuar nga pronat e tyre dhe për të asimiluar shqiptarët autoktonë; dhe në Shqipëri, terror, krim e forcë shtetërore e gjatë për të shpronësuar pronarët në funksion të qeveritarëve, dhe krerëve.

Reforma e pronës që filloi në Shqipëri në vitin 1945 me forcën e armatës shtetërore; vijoi po njëlloj edhe në vitin 1991-2015, por këtë herë me një formë paqësore dhe “ligjore”, me gjyqtarë të korruptuar dhe qeveri të korruptuara: në një krah vidhej shteti nga qeveritarët, dhe, në krahun tjetër, me një gjykatë të korruptuar, fallcifikoheshin kthimet e pronave “pronarëve” duke ua dhënë njerëzve anonimë, që qeveritarët të riciklonin paranë e vjedhë nga arka e shtetit. Kudo abuzim me pronën i cili tani ka sjellë paralizimin e ekonomisë shqiptare.

Për sistemimin historik, moral dhe ligjor të pronës dhe pronësisë në Shqipëri, duhet një ndërhyrje cezariane.

  1. Kjo është arsyeja që në Shqipëri sot, reforma e pronës i duhet shtuar sa më shpejt Reformës në Drejtësi.

Reforma në Drejtësi nuk mund të ketë kthim, por ajo është vetëm fillimi. Fazë e barabartë me të, që duhet të fillojë menjëherë, është reforma morale e pronës në Shqipëri.

Gjëndja e pronës akrualisht është shumë e rëndë sot në Shqipëri, por jo e pa shpresë.

Politika amerikanë dhe ajo e Bashkimit Europian me anë të Berlinit duhet të ndërhyjnë me forcë në këtë aspekt, sepse, që të arrihet objektivi global amerikan me botën shqiptare në Ballkan, duhet të vihet në rrugë racionale zhvillimi integral i Shqipërisë.

Në funksion të kësaj, në radhë të parë duhet të bëhet ridimensionimi i pronës, tregut dhe demokracisë në Shqipëri.

Kjo lloj politike e korruptuar në Shqipëri është edhe injorante, sa nuk e kupton dot fare trininë e më sipërme, por është edhe keqbërëse në funksion të korrupsionit dhe krimit që drejton.

Për këtë arsye:

lll. 
Më ndihmë të ekspertëve amerikanë dhe gjermanë, në Tiranë duhet të ngrihet, sa më shpejt që të jetë e mundur, Instituti Kombëtar i Pronës, dhe ky institut i madh shkencor duhet të drejtohet nga Byroja Kombëtarë e Pronës: një komision miks ky me ekspertë shqiptarë dhe të huaj që duhet të ketë forcë ekzekutive, të dhënë posaçërisht nga ligji ose Kushtetuta.

Çështja e pronësisë në Shqipëri kërkon ekspertizë të nivelit të lartë botëror. 
Nëse në Shqipëri do të funksionojnë paralel në nivel të lartë moral dhe ligjor: SPAK, Gjykata e reformuar, Byroja Kombëtarë e Hetimit; dhe Instituti Kombëtar i Pronës me Byronë e tij; Shqipëria e fillon realisht hyrjen në botën perëndimore me një prelud racional.

Paralelizimi i reformës në drejtësi me reformën e pronës, duhet të hyjë në një juktapozicion (juxaposition) të domosdoshëm.

(E.K/SHUPLAKA)

Kryetari i PLD Spartak Ngjela, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se vendimi i Gjykates se Tiranes per ngjarjet e 21 Janarit, eshte nje tmerr dhe se ambasadori amerikan ka bere shume pak kunder krimit shteteror ne Shqiperi.

 

Etiketa: NgjelapronareformaSpartak Ngjela
Pas

Zjarri shkrumbon pyllin me pisha në zonën e Ardenicës

Para

Tragjedi në Velipojë, mbytet fëmija 13-vjeçar nga Mitrovica

Para
Shmanget tragjedia, përmbyset varka por shpëtohen në kohë 8 fëmijët në Sarandë

Tragjedi në Velipojë, mbytet fëmija 13-vjeçar nga Mitrovica

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Këtu nuk ka shtet, por pushtet”, raporti i DASH, Soko: Mediat janë pengje të interesave ekonomikë, është fakt i mbarënjohur

Nga erdhi uji i Tokës? Shkencëtarët në një universitet në SHBA, sjellin një studim të ri

I kërkuar për vrasje nga SPAK, dënohet në Holandë shqiptari i kapur me armë duke kaluar kufirin (EMRI)

Komisioni i Ekonomisë nuk ndryshon projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, pas 3 javësh do miratohet në Parlament

Divjakë/ 47-vjeçari spanjoll humb jetën në hotel, pasi ka dëmtuar veten me mjet prerës duke bërë dush

Shefi i NATO-s: I takon Ukrainës të vendosë se cilat janë kushtet e pranueshme për secilën zgjidhje paqësore

Njoftim i zyrës së shtypit të OKB-së, reagon Rama: Jepni sqarime të përpikta

Bisedimet Kosovë-Serbi, Kurti: Vuçiç refuzoi ofertën time për vetëmenaxhimin e serbëve

“Mësova se sa e painformuar është Qeveria Britanike rreth Shqipërisë”, ish-ambasadori shqiptar refuzon ftesën e lordit ku i ftuar do jetë Rama

Pas “GoFundMe”, motra e konkurrentit të Big Brother merr në dorë instagramin e tij

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.