Avokati Spartak Ngjela në një lidhje direkte me skype me Fax News komentuar edhe qetësinë që ka rënë mes kundërshtarëve politik në Shqipëri ndërsa u pyet nga gazetarja Xhilda Kondi nëse shërbeu pandemia e koronavirusit për uljen e retorikës mes tyre.
Ngjela tha se ata nuk janë konfliktuar për ndonjë luftë por për reformën në drejtësi, ndërsa shtoi se ai që nuk e do këtë të fundit është presidenti Meta.
Avokati e ka konsideruar tubimin e 2 Marsit të thirrur nga Presidenti si një veprim katundaresk, duke pohuar se, ai me patjetër do të shkojë para gjykatës dhe vendimi për të do të prodhohet në varësi të mënyrës se si mbrohet.
“Retorika mes palëve nuk është ngritur nga dëshirat individuale, në çdo moment ka një shkak dhe nëse nuk bie shkaku pasoja mbetet. Ata nuk janë konfliktuar për luftë, por për reformën në drejtësi, Rama e ka pranuar jo se e ka dashur por seia kanë kërkuar, presidenti jo. Ka bërë gjithë ato veprime të pavlera, hidhu këtu kalo andej, bën atë shqiponjën. Ku ka president në botë të dali në mitingje zonjë, ky është rast katundaresk i një demokracie katundareske të shekullit 6, alpine. Nuk ma ha mendja të tërhiqet Rama sepse reformën në drejtësi nuk e drejton Edi Rama dhe reforma në drejtësi e kap presidentin, do shkojë në gjykatë dhe çfarë prodhon shihet nga argumentet që jep. Dyshime me pronat nuk ka. Shqipëria është në një moment ku duhet vendosur normaliteti përmes një drejtësia ndaj korrupsionit, nëse jo, të gjithë të humbur jemi. Vetëm nëse bashkohet edhe Rama me korrupsionin”, tha Ngjela.
Pyetje se a rrezikon lehtësimi i masave dhe zgjatja e liridaljes së qytetarëve përhapjen e koronavirusit, Ngjela tha se është naivitet të mendohet që Rama i merr vendimet në kokën e tij, ndërsa argumentoi se janë epidemiologët që parashtrojnë këshillat dhe nëse kryeministri nuk i zbaton, shkon në burg me shfaqjen e pasojave të veprimeve të tij.
Avokati tha se janë dy faktorë që dërgojnë drejt këtyre masave, pandemia në vetvete dhe ekonomia, duke argumentuar në vijim të bisedës se, shteti shqiptar nuk ka para për të mbështetur biznesin e për pasojë, nëse nuk lehtësohen masat, ai çon në falimentimin e tij dhe varfërimin e punëtorëve.
“Është dakort shkenca dhe epidemologjia, është navitet të mendohet se masat i ka marrë Rama. Nëse ekipi i epidemologëve i jep një skemë dhe kryeministri nuk e zbton dhe plaset një pasojë drastike, kryeministri shkon në burg, e dini ligjin? E shikoni çfarë po bën Trump, është presidenti i Amerikës, jo i një vendi afrikan, vetëm se është i vonuar në masat i është sulur Kinës se e ka fshehur dhe ka të drejtë. E tregova këtë për shembull nëse një kryeministër nuk pranon masat e vendosura nga ekipi mjekësor.
Rama këtë e di, këta që akuzojnë nuk dinë asgjë. Nëse ata ia kanë dhënë është shenjë pozitive, nuk ma ha mendja se Rama ka folur me mendjen e vet. Ai ka akspertë, janë dy aspekte që kanë efekte, epidemia dhe kriza ekonomike që ka të bëjë me urinë dhe varfërinë ekstreme. Konstatova se i dha dorë tregut, ky shtet nuk ka para, cila është arsyeja, është çështje analize, se qeveri që nuk ka rezervë nuk ka në botë. Ekonomia kërkon para, tregu është i bllokuar, ose duhet të bëjë para me politikë ose të hapi tregun. Të parën nuk e bën dot, duhet të hedhë para në treg, se është dobësuar edhe puna edhe kapitali, njëri shkon në uri tjetri në faliment. Të dhënat e menaxhimit janë të mira deri tani. Unë mendoj se ka marrë lejen e komisionit epidemologjik, dhe nëse ia kanë dhënë ata lejen se situata aktuale në Shqipëri është në favor. Fakti që kemi zbutje mendoj se është një gjë e mire”.
Kryeministri Edi Rama deklaroi disa ditë më parë se nëse nuk do të ishin marrë masat që janë marrë dhe respektoheshin, vendi rrezikonte të kishte 18 mijë vikktima nga koronavirusi, deklaratë për të cilën Ngjela tha se mendonte jo për 18 mijë por diku tek 10 mijë persona, ndërsa shton se vendi ynë është në një situatë komode pavarësisht masave që siç tha ai, duheshin marrë më herët.
“Nuk kam ndonjë besim të madh se kryeministri aktual e ka të drejtë raportin me të vërtetën, por edhe të flasi kur gjithë sytë janë tek shkenca epidemiologjike, nuk ma ha mendja ta bëjë. Kemi shembullin e Italisë, u vonua, kemi shembullin e Amerikës nuk është epidemi aq e thjeshtë sa e mendoni ju, vetëm emri i dihet. Ka shpejtësi dhe është vdekjeprurëse. Së fundmi e kanë nxjerrë që prek edhe organe të tjera. Mbase 18 mijë e sheh shifër që s’do ishte ndërhyrë fare, por në mendimin tim duke llogaritur rastet shqiptare deri në 10 mijë po njëherë, sepse sa të prekur do kishte nëse nuk do të kishte të mbyllur. Nuk u morën shumë shpejt masat, nuk duhet të ishte lejuar qarkullimi i individëve Shqipëri-Itali, kishte dy javë kohë se andej e morëm. Sot ne jemi në një situatë komode, po të kisha sot nja 12-15 mijë të prekur nuk dinim si do flisnim me njëri-tjetrin”.
Ndërkohë pyetjes së çfarë note do t’i vinte kryeministrit në kohën kur po përballet meakuza nga më të ndryshmet, Ngjela tha:
“Unë nota nuk vë, por unë kam tjetër logjikë. Në një fenomen lufte siç është ky unë mar parametrat, cilat janë parametrat e shtetit, sa janë për pupollin, sa janë të infektuar, sa të shtruar dhe sa të shëruar”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)