Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Ndryshimet në K.Penal/ “Jam për dënime më të ashpra”, surprizon Ngjela: Rama e kishte mirë, opozita nuk ia ka idenë

Avokati Spartak Ngjela në një lidhje dirëkte me skype me Fax News, ka deklaruar se ndryshimet në Kodin Penal ishin të domosdhoshme, ndërsa argumentoi se masat duhet të ishin më të ashpra duke shtuar se Rama u detyrua ta ulte dënimiin për shkak të kundërshtimeve nga opozita për të cilën tha se nuk ia ka idenë.

Ngjela iu referua Italisë për të cilën tha se ka pasur ligje që dënonin përjetë personat që përhapnin pandeminë me dashje.

“Ishin domosdoshmëri e cila duhej zgjidhur sa më shpejt të ishte e mundur. Kjo është një bombë nukleare pavarësisht se në Shqipëri nuk ka pasur viluencë, mirë bëri që doli por të tregosh ti në një nen mediokër persona të cilët me dëshirë hapin epideminë, kjo nuk ishte parë ndonjëherë në botë.

Italia e kishte me dënim përjetë, e ka pasur më parë edhe me dënim me vdekje. Rama e kishte vendosur mirë, por ata që e çuan në këtë derexhe jo vetëm nuk e kanë idenë, duhet të kishin marrë krimineolog, ajo është vetëm në kohën e epidemisë jo përgjithmonë. Duhej një masë drastike dënimi siç e ka perëndimi. Nuk e njohim ne mënyrën e përpunimit të ligjeve. Nuk kishte nevojë fare, bazohu në kodin Italian ose gjerman dhe mbyllej ajo histori. Nuk isha dakort me zbutjen”, tha Ngjela.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *