Partia Demokratike ka ngritur padi në Kolegjin Zgjedhor ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për problematikën e ngjashmërisë së logos së Partisë Bindja Demokratike me atë të PD-së, si dhe për heqjen e emrave të kandidatëve nga fletëvotimet e 25 Prillit.
Në kërkesën e PD-së thuhet se heqja e emrit të kandidatëve nga fleta e votimit përbën një shkelje të nenit 98 pika 4 të Kodit Zgjedhor.
Gjithashtu PD në ankimimin e saj thekson se sigla e Partisë Bindja Demokratike krijon konfuzion tek votuesit pasi ka ngjashmëri të madhe me siglën e PD-së që është një sigël historike.
Ankimimin në Kolegjin Zgjedhor të këtyre dy problematikave e njoftoi pasditen e sotme Sekretari Ligjor i Partinë Demokratike, Ivi Kaso, përmes një deklarate për media.
Kaso i cilësoi këto manovra të kryeministrit Rama, si të neveritshme që kanë qëllim konfuzimin e zgjedhësit për shkak të frikës nga humbja.
“Ai i sheh sondazhet e vërteta saktësisht si ne, ai sheh qytetarёt që duan ndryshimin, ai e kupton se do të humbasë.
Është shume e qarte qe ai po përpiqet te manipuloje me çështjen e logos. Ligji është i qarte per çështjen e logos Vendimi i sotëm është ne shkelje te ligjit. Ata po përpiqen te ngatërrojnë qytetaret shqiptare me këto lojëra te pista. Shiheni logon- dhe do ta kuptoni qarte se çfarë po përpiqen te bëjnë. Ne do ta apelojmë vendimin e sotëm.
Çështja e dyte i përket vendosjes se emrave ne fletën e votimit. Rama është i turpëruar nga lista e kandidateve të tij, ndaj po përpiqet ti fshehe ata. Ai nuk do qe njerëzit te shohin se për ke po votojne. I bej thirrje deputeteve te PS të kenë kujdes sepse Kryetari i tyre po përpiqet ti fshehe nga publiku sepse i turpëruar nga ta.
Edi Rama e di që ne kurrë nuk do të biem dakord për zgjedhje të padrejta, siç ai po përpiqet të tërheqë tani me truket e tij të pista. Ajo që ai bën është përpjekja pёr të vonuar zgjedhjet me lodrat e tij të pista.
Shqiptarët e dinë këtë dhe tashmë ata janë ngopur me manovrat dhe marifet e tij të ndyra.
Kjo nuk do ta ndihmojë atë. Unë i bëj thirrje Kolegjit Zgjedhor për të bindur sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të hedhur poshtë mashtrimet e ndyra tё Ramës dhe për të lejuar zgjedhje demokratike në Shqipëri në 25 Prill. Për 8 vjet Rama shkatërroi jetët e shqiptarëve, infrastrukturën, tani ai po përpiqet të shkatërrojë demokracinë tonë. Kjo ёshtë një luftë që Shqipëria të mbetet demokraci dhe ne do të fitojmë”, tha Kaso.