Në ngjarje e tmerrshme është regjistruar këtë të premte në Spanjë, ku një shqiptar dhe një rumun janë gjetur të vdekur në rrugë. Ajo që fillimisht dukej si një aksident automobilistik, në fakt ishte edhe më e rëndë kur trupat e viktimave u gjetën të zhveshure dhe njërit prej tyre i ishte prerë koka, ndërsa të dy ishin të gjymtuar.
Autoritetet janë duke hetuar mundësinë se dy viktima janë vrarë përpara se të gjendeshin në autostradë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që gjymtimet e trupave të tyre të ishin shkaktuar nga përplasja e aksidentit. Por trupat e tyre u gjetën disa metra larg makinave të cilat ishin aksidentuar.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit tjetër i cili u përfshi në aksident me automjetin me të cilit besohet se udhëtonin shqiptari dhe rumuni, një 33-vjeçar u trajtua në spital për dëmtime të lehta. Ai tha para policisë se makina ishte e parkuar në rrugë dhe pa asnjë dritë ndezur kur ai e goditi atë, duke ngritur dyshimet se një automjet tjetër është përfshirë në aksident dhe është larguar nga vendngjarja. Një autopsi do të kryhet për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së dy viktimave që besohet të jenë të kombësisë rumune dhe shqiptare. Zyrtarët thuhet se po shikojnë mundësinë që vdekjet kanë të bëjnë me krimin e organizuar.
Një autopsi do të kryhet për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së dy viktimave që besohet të jenë të kombësisë rumune dhe shqiptare. Zyrtarët thuhet se po shikojnë mundësinë që vdekjet kanë të bëjnë me krimin e organizuar.
(R.G/Faxweb.al)