Ambasadorja e SHBA-së në vend Yuri Kim ka reaguar për ngjarjen tragjike në Shkodër ku ujërat e rrëmbyeshëm u morën jetën dy personave (babë e bir).
Përmes një postimi në Twitter, Yuri Kim shkruan se është e trishtuar për vdekjet dhe dëmet e shkaktuara prej shiut në veri të Shqipërisë.
“Jemi të trishtuar nga vdekjet dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet shkatërruese në veri të Shqipërisë. Shprehim ngushëllimet tona për familjet e atyre që humbën njerëzit e dashur dhe respektin për ata shqiptarë të guximshëm që po ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre”-thuhet në postim.
We are saddened by the death & damage resulting from the devastating flooding in Albania’s north. We express condolences to the families of those who lost loved ones, and respect to the brave Albanians assisting their fellow citizens. We are ready to provide support as necessary.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 21, 2022