Pas ngjarjes tragjike sot në Himarë ku një 7 vjeçare humbi jetën, ka reaguar dhe kryeministri i vendit Edi Rama.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se është rrëqethëse dhe nuk ka fjalë për ngushëllim, ndërsa i bën thirrje drejtësisë të ndëshkojë në mënyrë ekstreme fajtorin.
Kujtojmë se sot një fëmijë humbi jetën pasi u pëprlas me skaf nga ish-efektivi i policisë Arjan Tase, i cili tashmë është në prangat e policisë.
Postimi i kryeministrit në Twitter:
Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen.Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!

— Edi Rama (@ediramaal) August 2, 2022