Një shérr me ar.më midis fqinje që mund të përfundonte me pasoja fatale është parandaluar nga ndërhyrja në kohë e policisë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buçimas të Pogradecit, pas një konflikti midis dy familjeve.
Një 58 vjeç, pasi ishte konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij I. J., 52 vjeç dhe bashkëshorten e këtij të fundit, kishte qëlluar me ar.më zj.arri tip pistoletë “Zastava” në drejtim të tyre.
Njoftimi:
Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Buçimas, dy familje fqinje po konfliktoheshin me njëra-tjetrën, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Korçë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku konstatuan se:
Shtetasi I. H., 58 vjeç, banues në fshatin Buçimas, pasi ishte konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij I. J., 52 vjeç dhe bashkëshorten e këtij të fundit, kishte qëlluar me ar.më zj.arri tip pistoletë “Zastava” në drejtim të tyre.
Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë, u bë kapja dhe arre.stimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes si edhe parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, i cili mund të sillte pasoja të rënda për jetën.
Në cilësinë e provës materiale 58-vjeçarit, iu gjet e sekuestrua ar.ma e zj.arrit me 4 fishekë në krëhërin e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Vr.asja me dashje mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i ar.mëve, ar.mëve shpërthyese dhe i municionit”.