Një áksident me pasojë plágosjen ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, pranë Kryesisë së Kuvendit. Një makinë ka përplasur një person që po drejtonte një biçikletë dhe ia ka mbathur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmën e parë.
I plágosuri mbeti në rrugë për shkak të plágëve të marra dhe i erdhën në ndihmë kalimtarë të rastit së bashku me pòlicinë. Në vendngjarje mbërriti edhe ambulanca që po i jep ndihmë mjekësore të lènduarit.
Është i paqartë identiteti i tij, ndërkohë që pòlicia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.(A.M/Faxweb.al)