Policia zbulon dhe asgjëson 150 bimë kanabis në zonën e Koshares. Pas hulumtimeve të policisë kufitare “Perëndimi”, në lartësinë mbidetare rreth 900 m, pasditen e djeshme Lokacionin Padesh – Koshare është identifikuar parcela e drogës e llojit Canabis – sativa me rreth 150 bimë të lartësisë deri në 4 m.
Nexhmendin Krasniqi, drejtor i Policisë kufitare tha se kjo është parcela e katërt e zbuluar vetëm gjatë dy javëve të fundit.
Krasniqi i cili është shprehur këmbëngulës në luftimin e kësaj dukurie, ka falënderuar njësitet policore nga drejtoria dhe ata nga Stacioni policor në Ponoshec, të cilat në kushte dhe teren jashtëzakonisht të vështirë kanë arritur zbulimin e këtij lokacioni.
Po ashtu në vendin e ngjarjes janë djegur edhe mjete tjera ndihmëse të cilat janë përdorur gjatë kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Fshati Padesh është në Kufi me fshatrat e Tropojës.
Burime nga Policia e Kosovën bëjnë me dije se të dyshuarit për kultivim të bimeve narkotike janë shtetas Shqiptare.