Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

“Tragjedi e tmerrshme”/ Avioni ushtarak përplaset dhe shpërthen në flakë, vdesin 22 persona

Të paktën 22 persona kanë ndërruar jetë nga përplasja e avionit ushtarak që shpërtheu në flakë në Ukrainë. Ministria e Brendshme ka njoftuar se 2 persona janë lënduar rëndë ndërsa trupat e katër të tjerëve nuk janë gjetur ende.

Përplasja ndodhi rreth orës 20:50, sipas orës lokal pranë qytetit të Chuhyiv në rajonin e Kharkiv, vetëm 2 kilomtra larg aeroportitushtarak. 28 personat në bordin e avionit AN-26 ishin pilotë ushtarakë dhe kadetë të Universitetit të Forcave Ajrore Kozhedub.

Njësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe ekipet e urgjencës, u dërguan në vend ndërsa zona është rrethuar nga policia.

Flakët që kishin përfshirë aeroplanin u shuan përfundimisht pak para orës 10:00. Presidenti Volodymyr Zelenskyy bëri një postim në Facebook duke thënë se po hetohet për shkaqet e rrëzimit ndërsa e përshkroi incidentin si “një tragjedi të tmerrshme”.

Antonov AN-26 është një avion civil dhe ushtarak me dy motorë i prodhuar afër Kievit midis 1969 dhe 1986 kur Ukraina ishte ende pjesë e Bashkimit Sovjetik.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *