Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vëllai iu vra një vit më parë, kush është shënjestra e shpërthimit të fuqishëm me tritol (EMRI+FOTO)

Preng Gjini ishte shënjestra e shpërthimit që ndodhi pasditen e sotme në Tiranë. Ai është vëllai i Tonin Gjinit, i cili u vra me breshëri plumbash në qendër të Rrëshenit rreth një vit më parë. Mjeti që është hedhur në erë nga një lëndë plasëse është ndjekur nga një tjetër makinë.

Dyshohet se shpërthimi i tritolit u bë për hakmarrje të vrasjeve në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Selitës, ku janë mbledhur dhjetëra njerëz për të mësuar çfarë e shkaktoi shpërtimin e fuqishëm.

Preng Gjini është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, ndërsa burime bëjnë me dije se ishte shpërthim i telekomanduar. Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *