Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 41-vjeçar me inicialet A.C., nën akuzën e përndjekjes. I arrestuari ka përndjekur në mënyrë vazhdueshme një vajzë 18-vjeçare. Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit policia njofton se ka arrestuar gjithashtu një 31-vjeçar në Rrogozhinë pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi policisë: Tiranë/Informacion
Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari. Vihen në pranga dhe 2 shtetas të tjerë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
K. D., 31 vjeç, pasi në fshatin Ballaj, Rrogozhinë, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata për bashkëjetuesen dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. C., 41 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur një 18-vjeçare, në mënyrë të vazhdueshme.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. V., 23 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi në rrugën “Pjetër Bogdani”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.