Një nxënës në kolegjin “Hasan Riza Pasha” ka rezultuar bartës i koronavirusit pasi kishte edhe prindërit e infektuar. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se klasa ku bënte pjesë vazhdon mësimin normalisht ndërsa është vetëkarantinuar shoqja e tij.
Nuk dihet nëse janë testuar kontaktet e afërta me nxënësin. Gjatë ditës së sotme, janë testuar edhe katër mësues të dyshuar me Covid.
Në shkollat e qarkut Shkodër që nga periudha e pandemisë e deri më tani rezulton një numër i vogël arsimtarësh të infektuar me Covid 19 të cilat tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore. (A.M/Faxweb.al)