Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë, makina përplas çiklomotorrin në Fushë Krujë. Drejtuesi dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën rurale Fushë Krujë-Mazhë, ku një makinë ka goditur një ciklomotorr. Drejtuesi Besnik Masha është plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar drejtuesin e makinës dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Krujë/Informacion paraprak: Më datë 27.11.2020, rreth orës 17:30, në Bubq, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me një çiklomotorr me drejtues shtetasin B. M., rreth 55 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *