Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

“Kush k*rin po të duket se je?”, policët kapin 19 vjeçarin me cigare hashash dhe e rrahin brutalisht në komisariat (Del përgjimi)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një stacion policor në Kosovë, ku efektivët dhunuan një 19-vjecar, i cili kërkonte që të jepte dëshminë në praninë e një avokati pasi u kap me kanabis.

“Harroje avokatin – veç nëse ki pare”. “A e din që të tranoj shuplaka bre”, janë disa prej shprehjeve të përdorura nga policët në Prishtinë.

Incizimi i siguruar nga Insajderi ka ndodhur më 27 prill të vitit 2018, kur gjatë një patrullimi, Policia kishte ndaluar të riun, duke e cuar në rajon ku ushtruan dhunë fizike ndaj tij dhe u përpoqën ti mohonin disa të drejta.

“Ngjarja ka ndodhur tek Stacioni afër Ambasadës se Zvicvres afër parkut. Policët me i taku i njoh, me emra jo, edhe pse e kam kërkuar, por emrat s’mi japin. Edhe me rastin nuk jam marrë më, e më duket edhe Policia e kanë neglizhu sepse s’ka asnjë kontakt”, tha i riu.

Biseda
Polici 1: Hajt veç një fasoletë nëse nuk përton ma sill, vetëm një merre aty; Qytetari: Faleminderit; Polici 1: A ke ndonjë rast në gjykatë që është zhvillu ndaj teje?; Qytetari: Ka qenë një rast për rrahjen por janë pajtuar ashtu, edhe u kry.; Polici: Në gjykatë dmth a ka përfunduar apo s’ka përfunduar:

(Dikush e sjellë fasoletën)

V; Faleminderit shumë.

Polici 1: Po të tregoj paraprakisht, arsyen pse je aty e di..

Qytetari: Po, mbajtja..

Polici 1: Të drejtat e tua…që janë të drejtat e tua, ke me u intervistu në cilësinë e të dyshuarit, që tu kanë gjet këto narkotike. Edhe, ke të drejtë mos të japësh deklaratë, të mbrohesh në heshtje nëse do, është e drejtë e jotja. Ke të drejtë përkthyes, për mbrojtje, por për mbrojtje nuk të vyn, as përkthyesi s’vyn se po merrem vesh…

Qytetari: Kisha pas qef ta jepja deklaratën nesër, nëse bon?

Polici 1: Mmm?

Qytetari: Ta jepja deklaratën nesër se duhet të shkoj në punë, jam në ditë të punës.

Polici 2: Ky, sa vjet i ka ky?

Polici 1: 19.

Polici 2: Ku banon ti?

Qytetari: Fushë Kosovë.

P2: A ke ti kështu në shtëpi, me shku me gjet na?

Qytetari: Jo

P2: Hic, hic, hic

Qytetari: Jo

P2: Me kë banon

Qytetari: Me familje?

P2: Ne të shkojmë të bëjmë një kontroll atje, e mos me të shqetësu familjen më mirë është të thuash po e pi, e përdor për vete, e kam një qese droge poshtë jastikut.

Qytetari: Po e përdori e pranova, por vec atë e kam që e kryva në park.
P2: Dmth s’ke tek shtëpia?
Qytetari: Jo

P2: A ka fëmijë të vogël në shpi?
Qytetari: Jo, po është një ma e vogël 4 vjet, motra.
P2: A e mbarove deklaratën?

P1: Po, se tha s’po don me u deklaru, e mbaron nesër.
P2: Pse ashtu? (i drejtohet qytetarit)
Qytetari: Se kam me shku deri në punë?

P2: Ja s’ka mundësi. Të mbarojmë ne këtu edhe mund ndodh nuk shkon në punë hic sot, a din?
Qytetari: Po veç sa më thatë që ka mundësi, se më vynë me shku në punë gjithqysh.
P2: O ti djalë, a je ka na kupton neve. Mund ndodh që nuk shkon hic në punë, se ndoshta thotë prokurori të të mbajmë.

Qytetari: Po ju kuptoj edhe unë juve, por ma dhatë mundësinë?
P2: Kush ta dha mundësinë?
Qytetari: Kolegu.

P2: Cili koleg?
P1: Mos të deklarojë. Mbrojtja në heshtje.
P2: Nëse do mos të deklarosh, ajo po, por mos të japësh deklaratë fare, nuk mundesh.
Qytetari: Jo deklaratë nesër…

P2: 10 rreshta i ke këtu, këto pyetje, ku e ke marrë, prej kujt e ke ble, me fol me dikë, nëse t’liron ai të lëshojmë, nëse jo dalim. Shihe numrin e rastit. A i ke format tjera krejt?
Policët flasin mes vete…

Qytetari: A mund me kontaktu mbrojtjen se kam qef me pas, mbrojtjen?
Polici 2: Mmm?
Qytetari: Mbrojtjen, avokatin.

P2: Avokatin, po more. Kë ke avokat. A ke avokat tëndin?
Qytetari: Jo.
P2: A po don me ta thirr një t’shtetit kështu?
Qytetari: Po.

P2: A nuk po e ndjen veten mirë, a çka?
Qytetari: Po e lypi.
P2: Po çka po të duhet?

Qytetari: Po po du me pas, kur du me jap deklaratë kam qef me pas një avokat.
P2: Po ani de kallxona..
Qytetari: ..se unë nuk kam njohuri për rregullat.

P1 dhe P2: Po ani de kallxona ti cilin, na ta thirrim.
Qytetari: Okej, avokatin e popullit, të shtetit që e ofroni ju pa pare.

P2: Ja, pa pare s’ka.
P1: Jaaa nuk vjen avokati.

P2: Ja harroje avokatin, për atë sasi të vogël nuk vjen. Nëse bën marrëveshje ti me të, e e paguan ti po, a për kështu?
P1: Nëse ke avokat tëndin, ne ta thërrasim.

P2: A ke qenë në polici ndonjëherë?
Qytetari: Jo

P1: Hic kurrë asnjëherë?
Qytetari: Nejse kam qenë një herë.
P2: Për çfarë?

Qytetari: Për një rrahje masive në Pejë. Edhe më është siguruar avokati. Pa pagesë.
P1: Ajo është tjetër. Për këtë nuk vjen.
Qytetari: Okej, atëherë unë nuk jap dëshmi pa avokat. E drejta e imja është mos gabofsha.
P1: Po, është e drejtë e jotja.

Qytetari: Kisha pas qef me pas një avokat. Tani, pa pagesë, se nuk kam qysh me pagu.
P2: Nxirri ato gjëra prej cantës, nxiri krejt n’tokë hajt. Krejt komplet. Edhe prej xhepave edhe krejt.

(Qytetari nxjerrë nga canta të gjitha që i ka)
Qytetari: A kishe pas mundësi së pari me pas avokatin?
P2: Nxirri prej çantës, mas pari o ti djalë

(Polici e godet me shuplakë)
P2: Nxirri prej çantës gjërat se po të tranoj shuplaka bre k*ruci i zanave, ti po m’kallxon mu
Qytetari: Hej qysh më goditi more

(Polici 2 vazhdon ta godas me shuplaka)
P2: Qiti more senet n’tokë o majmun.

E godet sërish.
E godet sërish me shuplakë
P2: A e din ku je?A e din ku je?

Vazhdon ta godas
Qytetari: Mos m’jep goditje të lutem.
Polici1 : Më shiko mua, më dëgjo.

Polici 2: Më shiko në sy kur të flas.
Polici 1: Ma lër mua.

Polici 2: Kush k*ri po të duket që je? Kush k*ri po të duket që je?
Qytetari: Unë jam njeri, jam civil.

(Polici2 e godet sërish)
Polici 1: Ma lër mua…
Qytetari: I kam të drejtat e mia…

Polici 1: Hej o ti djal, më dëgjo
Qytetari: Jo të lutem veç të qetësohem, a bën pak ujë të pi se shuplakat nuk janë në rregull
Polici 1: Qetësohu se nuk ke nevojë me u shqetësu, se nuk u bo nami.

(Qytetari tenton të qetësohet përmes frymëmarrjes ndërsa policët flasin dicka)

Polici 2: Nuk u bo nami që e ke një joint, mos u mundo me u paraqit më papë se papa a po kupton se na kemi punë këtu me 1 mijë njerëz brenda ditës si ti. Neve na dhimben djem që përdorin narkotik. Qëllimi jonë është me i heq prej asaj rruge. A po kupton? A po kupton? Edhe nuk ke nevojë fort me filozofu, me na nxjerr neve kushte e stile, se na jemi këtu që 20 vjet polic. A po kupton?

Qytetari: Po më vyn do ujë?
Polici 2: Më dëgjo…

Qytetari cohet nga dyshemeja ndërsa policët bisedojnë diçka mes vete.
Pas një kohe, të njëjtit policë ndryshojnë krejtësisht mënyrën e komunikimit, fillimisht duke tentuar që të arsyetojnë dhunën ndaj tij, dhe duke i ndryshuar te drejtat e tij për të pasur avokat.

Polici 1: Veç edhe ti flisje pa lidhje vlla. Jo me cu, unë kam të drejet, unë s’kam të drejtë se na e dijmë cfarë ke të drejtë edhe deri ku ke të drejtë.

Ti edhe mundesh të thuash s’po du avokat, të gjitha këto janë të miat, këto 10 kg, ne nuk e lejmë. Avokatin e thërrasim, ke para ta paguash apo jo? Shteti ta sjell një,e kryejmë punën tonë, jo të kemi dicka të keqe mes nesh. A po kupton?

Qytetari: Faleminderit shumë.

Polici 1: Nëse vjen të hënën ose të martën mund të të presim, përndryshe nëse e përcjellim duhet me shku atje krejt..

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *