Familja Çekiçi, në fshatin Buçimas të Pogradecit, ka hapur dyert e mortit ditën e sotme pas vrasjes makabër që ndodhi mbrëmjen e djeshme ku i biri i preu kokën të ëmës 70 vjeç. Siç shihet edhe nga pamjet njerëzit e afërt dhe bashkëfshatarët të veshur me të zeza po shkojnë ti japin lamtumirën e fundit 70-vjeçares.
Varrimi i të ndjerës do të kryhet në orën 14:00 në varrezat e fshatit. Në fletë-lajmërimin e vdekjes shihet dhe fotoja e 70 vjeçares, një grua me flokë të thinjur dhe e veshur me të zeza.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Olsi Çekiçi i preu kokën nënës së tij Firdes, dhe la të plagosur të vëllanë. E gjithë ngjarja dyshohet se ka agravuar për shkak të një telefoni që mbante vajza 15-vjeçare e autorit, ndërkohë që gjyshja ka ndërhyrë për qetësimin e situatës.
Viktima ka hyrë në mes për të mbrojtur mbesën ndërkohë që kjo i ka marrë jetën. Olsi Çekiçi ka qenë një personazh problematik, dhe konsumues i drogërave, ndërkohë që ka pasur dënime dhe në Itali, pikërisht për shkak të trafikut të narkotikëve.
Të afërmit hedhin akuza në drejtim të shtetit, për shkak se sipas tyre 44 vjeçari duhet të ishte ndjekur nga mjekët, edhe pse vazhdimisht kishte refuzuar që të merrte ilaçet që i jepeshin. Gjatë ditës së djeshme ai nuk kishte shfaqur pendesë për krimin që kishte kryer, duke thënë se kjo ngjarje do të ndodhte herët a vonë. Ka qenë vajza e mitur ajo që ka lajmëruar Policinë, e cila nuk ka mbërritur dot në kohë për të shpëtuar jetën e të moshuarës.